(VIDEO) Kushtetuesja nuk vendos asgjë për “të dielën”

(VIDEO) Kushtetuesja nuk vendos asgjë për “të dielën”

Gjykata Kushtetuese nuk ka arritur të vendosë sot për iniciativën e paraqitur nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, për ditën e diel si ditë “jo pune”. Zëdhënsja e gjykatës kushtetuese, Hristina Bellovska tha se në seancën e sotme ka pasur mungesë të kourumit për të vendosur në lidhje me çështjen. Ajo theksoi se kjo është njëra nga disa lëndët që nuk kaloi në senacë për shkak të numrit të pamjaftueshëm të votave.

HRISITNA BELLOVSKA, ZËDHËNËSE E GJYKATËS KUSHTETUESE

“Gjykata Kushtetuese nuk ka sjellë vendim në këtë lënde për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme. Kjo është një nga 40 lëndët të cilat nuk kanë kaluar në seancë për arsye se nuk ka mjaftueshëm gjykatës. Fatkeqësisht edhe njëherë nëpërmjet një lënde tjetër të rëndësishme për qytetarët u theksua nevoja për plotësimin e vendeve të gjykatësve”

Ligji mbetet në rendin juridik, gjegjësisht e diela do të mbetet ditë jo pune, përveç në veprimtaritë që bëjnë përjashtime.

Ndërkaq, Oda Ekonomike konsideron se është shkelur parimi i sundimit të ligjit dhe se ligji i kontestuar është në kundërshtim me lirinë dhe tregun e ndërmarrësisë, vlerat themelore dhe barazinë e qytetarëve.

Kuvendi më 20 dhjetor miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune, me të cilin “e diela” është shpallur ditë jopune, që ishte një nga kërkesat kryesore të Federatës së sindikatave të Maqedonisë. Me zgjidhjen e re ligjore, “e diela” do të jetë ditë jopune për 92% të punëtorëve. Linda Ebibi /SHENJA/