(VIDEO) Kurti: Kriza energjetike mund të përballohet nëse nuk mendojmë vetëm për vete

(VIDEO) Kurti: Kriza energjetike mund të përballohet nëse nuk mendojmë vetëm për vete

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar sot nga Shkupi se kriza energjetike mund të parballohet vetëm nëse vendet kërkojnë zgjithje të përgjitshme për të gjithë rajonin dhe jo vetëm për vete.  Kurti shpreson që paralmentet e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor të ratifikojnë tre marrëveshjet e nënshkruara më 3 nëntor në kuadër të Procesit të Berlinit.

ALBIN KURTI, KRYEMINISTËR I KOSOVËS

“Në anën tjetër, më 3 nëntor gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan tri marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit. Shpresoj që parlamentet e vendeve respektive do t’i ratifikojnë këto marrëveshje. Tani besoj që e dini pse jam dyshues për çdo iniciativë që nuk udhëhiqet dhe koordinohet nga Bashkimi Evropian”

Kurti ka deklarur se një fat i madh për Kosovën fatmirësisht nuk varet nga gazi rus, ndërsa përmendi përjekjet për të zbutur varësinë energjetike të rrjetit nga Serbia edhe për të rritur lidhjet me Shqipërinë.  /SHENJA/