(VIDEO) Kryeparlamentari Xhaferi: Shumica nuk i ka numrat për ndryshimet kushtetuese

(VIDEO) Kryeparlamentari Xhaferi: Shumica nuk i ka numrat për ndryshimet kushtetuese

Krytetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, thotë se shumica parlamentare nuk i ka numrat e nevojshëm për ndryshimet kushtetuese, dhe u bëri thirrje të gjithë deputetëve dhe subjekteve politike që punën e ndryshimeve kushtetuese ta shohin si diçka në interes të vendit dhe qytetarëve. Xhaferi tha se kjo është çështje që hap dyert për të vazhduar procesin integrues në Bashkimin Evropian.

Talat Xhaferi, kryeparlamentar

“Po tash numrat në këtë moment janë ata që janë numra, shumica pralmentare nuk mund të thotë që ka numrat e duhur për ndryshimet kushtetuese. Unë pres që grupet paralmentare të reflektojnë kundrejt interesit të qytetarëve dhe të shtetit, e jo kundrejt interesit ditor politik”

Xhaferi më tej tha se, asnjë parti politike nuk është kundër përfshirjes së pakicave në Kushtetutë, dhe se pas plotësimit të qëllimit të parë, hyrjes në NATO, tani është koha të përmbushet edhe ai i dyti, që është hyrja në BE.

Talat Xhafer, kryeparlamentar

“Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, mendoj se të gjitha subkejtet kanë dhënë mendimin se nuk është problem futja e komuniteteve të tjera në Kushtetutë. Ndryshimet kushtetuese nuk janë çështje e interesit të shumicës apo opozitës, por janë thelbi sipas të cilit duhet të realizohet qëllimi i dytë strategjik, respektivisht hyrja në Bashkimin Evropian”

Ndryshimet kushtetuese ishte tema kryesore e takimit të  liderëve partiak ditën e hënë, ku nuk arritën të dakorodohen, dhe dolën pa konkluzione konkrete.

Linda Ebibi /SHENJA/