` . (VIDEO) Kryeministri Zaev paralajmëron bllokadë të mundshme nga Bullgaria për në BE - TV SHENJA

(VIDEO) Kryeministri Zaev paralajmëron bllokadë të mundshme nga Bullgaria për në BE

Kryeministri Zoran Zaev thotë se ai tashmë e ka paralajmëruar popullin se shteti bullgar mund të bllokoj integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian. Në qoftë se nuk sillet vendim për Konferencën e parë Ndërkombëtare, e cila zyrtarisht shënon nisjen e bisedimeve me BE-në, thotë Zaev, atëherë duhet të dihet se siç shprehet ai, nga ne është kërkuar diçka që nuk mund të pranohet.

Zoran Zaev, kryeministër

“Bullgaria është vend antare e BE-së, të gjitha vendet antare duhet të sjellin vendim për konferencën e parë ndërkombëtare. Ne kemi raport të shkëlqyer, jemi të inkurajuar nga fondi infrastrukturoro-ekonomik i BE-së, drejtuar Ballkanit Perëndimor prej 9 miljardë euosh. E gjithë kjo është një e ardhme e mirë para nesh, besoj se Bullgaria e cila ishte mbështetësja më e madhe do të vazhdoj të jetë e tillë edhe në të ardhmen. Në të gjitha deklaratat e tyre e vërtetojnë këtë, unë besoj se kjo do të ndodh edhe në dhjetor, por nëse nuk ndodh atëherë duhet të dihet se po kërkohet nga ana jonë diçka që ne asesi nuk guxojmë të negociojmë dhe as nuk duam ta pranojmë”.

Fqinjët dhe vëllerzëit, shtoi kryeministri, pa hamendje e vërtetojnë faktin e ekzistimit të gjuhës dhe popullit maqedon dhe kjo nuk duhet të vihet në dyshim.

Zoran Zaev, kryeministër

“Gjithsesi unë e kam paralajmëruar popullin maqedonas, dhe qëndroj prapa atij paralajmërimi që ka mundësi që mos të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, të gjithë e dimë pse, sepse është e mundur që një vend shok, fqinj, vëlla të mos jepë dritë pozitive, pse, sepse ka punë për të cilat nuk negociohet por që vëllezërit, shokët, që të jenë shembull, i vërtetojnë, dhe atë jo të drejtën për vetëvendosje të na njihet, komentohet ose publikisht të njihet, por pastër dhe qartë të njihet gjuha maqedonase dhe populli maqedonas, këtë e bëjnë shokët këtë e bëjnë vëllezërit, unë besoj se kjo do të ndodhë shumë shpejtë”.

Zaev, në fjalimin e tij në ditën e dytë të Konferencës shkencore ndërkombëtare “Gjuha maqedonase  burim i hulumtimeve shkencore”, theksoi se derisa ekziston gjuha maqedonase do të ekzistojnë edhe maqedonasit, dhe derisa ekzistojnë maqedonasit do të ekzistojë edhe gjuha maqedonase.

Emine Ismaili /SHENJA/