(VIDEO) Kryediplomati kroat: Teknikisht është e mundur që Bullgaria ta heq veton

(VIDEO) Kryediplomati kroat: Teknikisht është e mundur që Bullgaria ta heq veton

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, i cili gjatë ditës së sotshme po qëndron në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, tha se teknikisht është e mundur që Bullgaria ta heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Ai tha se Kroacia e mbështet hapjen e negociatave të Maqedonisë me BE-në, dhe kjo sipas tij është në interes të të gjithë Bashkimit Evropian.

GORDAN GRLIQ RADMAN, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME TË KROACISË

“Është e rëndësishme që kjo çështje sërish të jetë në agjendën e kryesisë evropiane. Unë mendoj se teknikisht gjithçka është e mundur. Kjo është brenda disa ditëve. Unë edhe në deklaratë e kam paralajmëruar që presim dhe shpresojmë në thirrjen e konferencës ndërqeveritare”

Radman gjatë konferencës së përbashkët me homologn e tij, Buajr Osmani,  shtoi se Maqedonia e Veriut ka bëtë shumë sakfrifica, si ndryshimin e emrit dhe reforma të rëndësishme, dhe pret 17 vite për hapjen e negociatave.

Ndërsa, kreu i diplomacisë së Maqedonisë së Veirut, Buajr Osmani u shpreh optimist në gjetjen e zgjidhjes për kontestin me Bullgarinë. Ai tha se edhe pse nuk ka shumë kohë, pasi 30 qershori është shumë afër, gjithçka varet prej Bullgarisë, nëse në Sofje do të varroset sërish perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHТME

“Unë shpresoj që politikanët bullgar do të ngriten në nivelin e detyrës që kanë dhe nuk do të lejojnë që në Sofje të ndërtohet përmendore e varrit të politikës më të suksesshme të Bashkimit Evropian në 75 vitet e fundit, e kjo është politika e zgjerimit”.

Osmani më tej theksoi se në kohë të trazirave të githë duhet ta kuptojnë rolin e tyre dhe të marrin udhëheqjen strategjike, e cila do t’u dërgojë një mesazh qytetarëve të Ballkanit Perëndimor se një ditë do të jenë pjesë e BE-së.

Linda Ebibi /SHENJA/