(VIDEO) Kryediplomati bullgar: Ka shanse që Sofja dhe Shkupi t’i zgjidhin problemet disa dekadëshe

(VIDEO) Kryediplomati bullgar: Ka shanse që Sofja dhe Shkupi t’i zgjidhin problemet disa dekadëshe

Ministri aktual i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Nikolaj Milkov, vlerëson se tani është shansi për të zgjidhur problemet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, të cilat, siç thotë ai, ekzistojnë me dekada, por nuk janë adresuar seriozisht. Në një intervistë për BNT, ai thotë se është krijuar një fushë e gjerë për të vazhduar punën për zbardhjen e çështjes së diskutueshme dhe pret përparim. Milkov akuzoi opozitën në vend,  për përhapjen e tezave të rreme dhe dezinformatave.

NIKOLLAJ MILLKOV, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME I BULLGARISË

“Me RMV-në kemi shansën të zgjidhim problemet që ekzistojnë me dekada, e në të cilat nuk është punuar fare me seriozitet. Ato probleme nuk janë zgjidhur, por kemi miratuar mekanizëm nga parlamenti bullgar, po punohet për propozimin francez, ai është miratuar edhe nga Parlamenti i RMV-së dhe para nesh është një terren i gjerë,  të vazhdojmë me punë për zbardhjen e çështjeve kontestuese”.

Millkov, dëshiron që  të ketë konsensus nacional në Maqedoninë e Veriut, pasi sipas tij,  nuk mund të mbështeten dhe të bisedojnë vetëm me një parti politike.  Ai thekson se duhet të bisedojnë si shtet me shtet.

NIKOLLAJ MILLKOV, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME I BULLGARISË

“Sa i përket punës tonë me Qeverinë në RMV, brengosëse janë përpjeket e opozitës të shfrytëzojë qëndrimet e një pjese të popullatës për qëllime të ndryshme. Ka forca të cilat me rezistencë të fortë vendosin dilema të rreme – anëtarësi evropiane ose identitetin e Maqedonisë së Veriut. Nuk është ashtu, anëtarësimi evropian lidhet me vlerësimin e së kaluarës dhe me numër të madh të klisheve propaganduese. Para se të hyjë në BE, çdo vend duhet të ndahet me një pjesë të këtyre paradigmave të rreme në procesin historik”.

Ministri i Bullgarisë ka folur edhe për zhvillimet me regjistrimin e shoqatave bullgare në vend dhe nëse do të ketë reagim nga pala bullgare se pse Prokuroria hap hetim për financimin dhe regjistrimin e shoqatave. Ai thotë se po monitorojnë me kujdes situatën në lidhje me Qendrën Ivan Mihailov dhe Shoqatën Tsar Boris, ndërsa  bëri thirrje që të përmbahen nga praktikat e kaluara.

Samir Mustafa /SHENJA/

https://shenja.tv/wp-admin/post-new.php