` . (VIDEO) KRRE u merr licencën tre kompanive që tregtojnë naftë - TV SHENJA

(VIDEO) KRRE u merr licencën tre kompanive që tregtojnë naftë

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka miratuar vendimet, me të cilat iu merren licencat e kryerjes së veprimtarisë energjetike tri shoqërive të tregtisë me shumicë me naftë të papërpunuar, me derivate të naftës, me biokarburante dhe me karburante për transport.

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit

“Shoqërisë së Ndërtimtarisë, të Tregtisë dhe të Shërbimeve GULIVER INZHENERING SHPKNJP i mirret licenca e kryerjes së veprimtarisë energjetike e tregtisë me shumicë me Eurodizel BS. Gjithashtu i është marrë licenca e kryerjes së veprimtarisë energjetike e tregtisë me shumicë me Mazut – М1 (SU) e Shoqërisë së Tregtisë, të Ndërtimtarisë dhe të Shërbimeve PERTINAKS SHPKNJP Shkup. Ndërsa Shoqërisë së Tregtisë me Gaz Teknik dhe Pajisje BASHINO GAS import-eksport SHPKNJP Veles i mirret licenca e tregtisë me shumicë me Gaz të Lëngshëm të Naftës (LPG)”

Nga komisioni thonë se vendimet për marrjen e licencave janë miratuar për shkak se tregtarët me shumicë në fjalë nuk kanë kapacitete të depozitimit për ruajtjen e rezervave të derivateve të naftës, të cilat janë mjete themelore për kryerjen e veprimtarisë energjetike.

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit

“Miratuam vendime, me të cilat iu morën licencat tre tregtarëve me shumicë, për derivate të ndryshme, për të cilat përcaktuam se nuk i plotësojnë kushtet nga Ligji i Energjetikës dhe nga Rregullorja e Licencave. Guliver nuk do të mund të importojë dhe të kryejë tregti me Eurodizel BS, ndërkaq Pertinaks nuk ka më licencë për tregti dhe import të Mazutit – M1 (SU), ndërkaq Bashino Gas nuk do të mund të importojë dhe të kryejë tregti me Gaz të Lëngshëm të Naftës (LPG)”

Në periudhën e kaluar Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit i shtrëngoi kontrollet në terren mbi tregtarët dhe do të vazhdojë me të njetat.

Linda Ebibi /SHENJA/