` . (VIDEO) KRRE: Protestat e qytetarëve janë të ligjshme, por VMRO po na bën presion - TV SHENJA

(VIDEO) KRRE: Protestat e qytetarëve janë të ligjshme, por VMRO po na bën presion

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një kumtese  njofton se e ka informuar Sekretariatin e Bashkësisë Energjetike në Vjenë, si pjesë e përfaqësuesve ndërkombëtarë diplomatikë në vend, në lidhje me ngjarjet më të reja në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në lidhje me vendimin e Komisionit Rregullator të Energjetikës të datës 21 korrik 2020, për miratimin e të hyrave  të rregulluara maksimale dhe çmimeve të elementeve përllogaritëse, për kryerjen e veprimtarisë energjetike furnizim me energji elektrike, të konsumatorëve.

Pas miratimit të vendimit, kohë pas kohe po mbahen protesta në organizim të mbledhjeve të shoqatave të qytetarëve, të cilat për KRRE-në janë legjitime, por protesta e organizuar nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, e cila kërkon anulim të vendimit, është presion direkt mbi punën tonë, thonë nga KRRE.

Marko Bislimoski, Kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës

“Si kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dua t’ju siguroj se Komisioni Rregullator i Energjetikës është i gatshëm në çdo kohë për dialog me të gjitha palët e interesuara, por çdoherë do të jetë i pavarur në vendimmarrjen e tij dhe asnjëherë nuk do t’i nënshtrohet presioneve dhe ndikimeve të ndryshme. Njëkohësisht, me vendimin e sjellur sigurohet funksionimi i papenguar i sistemit elektroenergjetik – siguri, stabilitet dhe besueshmëri në dërgesën e energjisë elektrike, që ka rëndësi të veçantë pikërisht para periudhës së dimrit”.

Vendimi i Komisionit Rregullator të Energjetikës u soll në bazë të Ligjit të Energjetikës dhe aktet përkatëse nënligjore, në të cilët janë integruar parimet e legjislacionit të Unionit Europian dhe standardeve europiane, me analizimin e të dhënave për punën financiare të kryerësve të veprimtarive energjetike thuhet në letrën zyrtare, të cilën KRRE-ja e dorëzoi deri te Sekretariati i Bashkësisë Energjetike në Vjenë, Delegacioni i Unionit Europian në Maqedoninë e Veriut dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përndryshe javë më parë qindra qytetarë protestuan kundër vendimit për rritje të çmimit të energjisë elektrike, protesta kundër këtij vendimi realizoi edhe partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE. Protesta të vazhdueshme kundër rritjes së çmimit të rrymës janë organizuar edhe nga organizatat joqeveritare.

Medina Ajeti /SHENJA/