` . (VIDEO) KRRE fton qytetarët që të bëjnë ankesa për faturat e rrymës - TV SHENJA

(VIDEO) KRRE fton qytetarët që të bëjnë ankesa për faturat e rrymës

Qytetarët që besojnë se faturat e energjisë elektrike u vijnë më të fryra sesa shpenzojnë realisht inkurajoohen që të bëjnë ankesë te Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ankesat për këtë çështje janë të mëdha, por tashmë qytetarët ftohen që jo vetëm të ankohen me fjalë tek njëri-tjetri, por pretendimet e tyre t’i drejtojnë tek institucioni, i cili më pas vlerëson nëse janë të bazuara ose jo.

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit

“Komisioni i Ankesave i KRRE-së do të shqyrtojë ankesat e bëra dhe do të japë një vendim. Në të kaluarën kemi pasur ankesa nga konsumatorët se marrin fatura të mëdha të energjisë elektrike për një muaj, ndërsa në muajin tjetër marrin vetëm për ndriçim të rrugës. Ne veprojmë menjëherë sipas këtyre parashtresave. Shpresojmë se do të sigurojmë zgjidhje për problemet e shfaqura”

Komisioni Rregullator i Energjetikës i këshillon konsumatorët se mund t’i lexojnë vet orëmatësit e rrymës dhe onlajn ta paraqesin gjendjen në kompaninë EVN. Sipas KRRE-së, kjo ndikon që konsumatorët të marrin faturë reale për shpenzimin e energjisë elektrike.

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit

“Konsumatorët e kategorisë së amvisërive se Furnizuesi Universal, respektivisht EVN Home nuk guxon t’i shkyçë nga sistemi i energjisë elektrike konsumatorët e ndjeshëm në muajt dhjetor, janar dhe shkurt për shkak të faturave të papaguara të energjisë elektrike të dërguar”

KRRE-ja rikujton se qytetarët e kategorizuar si “konsumatorë të ndjeshëm” kanë mundësi për shtyrje të pagesës ose pagesë të minimum prej gjashtë kësteve të barabarta, nëse ka borxh të vonuar.

Gjithashtu, konsumatori i ndjeshëm, i cili është i regjistruar në evidencën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ka të drejtë që nga EVN-ja të kërkojë lirim nga detyrimi i pagesës së kompensimit për rikyçje në rrjet, dhe gjithashtu mund të kërkojë që t’i bëhet verifikim i jashtëzakonshëm pa pagesë i pajisjes matëse. /SHENJA/