(VIDEO) KRRE: Çmimi i rrymës shpaloset dy ditë para aktivizimit të bllok tarifave të reja

(VIDEO) KRRE: Çmimi i rrymës shpaloset dy ditë para aktivizimit të bllok tarifave të reja

Çmimi i ri i energjisë elektrike do të dihet dy ditë para se të fillojnë të implementohen bllok tarifat e reja. Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës  Marko Bismimovski tha se të mërkurën do t’i bëjnë me dije çmimet e bllok tarifave, ku çdo bllok do të ketë çmim fiks, sikurse çdo konsumator që ka çmimin e vet mesatar.

Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së

“Blloqet tarifore do të vlejnë kryesisht gjatë kohës kur vlen tarifa e shtrenjtë, nga ora 7:00 deri në orën 22:00. Tarifa e lirë vazhdon, ashtu siç ka qenë deri tani, nga ora 22:00 deri në orën 07:00 dhe gjithë ditën e diel dhe konsumi tek tarifa e lirë, nuk do të tarifohet në bazë të blloqeve. Pra, për tarifën e lirë, blloqet nuk vlejnë”.

Profesori universitar Rubin Talevski bëri me dije se rreth 90% e amvisërive do të bëjnë pjesë në bllokun e tretë tarifor. Ndërsa tregoi si mund të duket rritja e çmimit të energjisë në blloqe.

Rubin Talevski, profesor universitar

“Çmimi në bllokun e parë do të jetë 1.9 më i lartë, çmimi në bllokun e dytë dyfish më i lartë, çmimi në bllokun e tretë do të jetë 2.1-2.5 dhe në bllokun e katërt do të jetë 4.6 më e lartë”.

Çmimi i energjisë elektrike prej 1 korrikut do të varet nga rritja e çmimit të kërkuar nga furnizuesi universal EVN Home, pasi ESM, të premten ofroi një çmim prej 48 e/MËh në tenderin e furnizimit të furnizuesit universal të energjisë elektrike për nevojat e tregut të rregulluar, që është një rritje prej shtatë euro krahasuar me çmimin e vitit të kaluar prej 41 euro për megavat-orë.

Ato përsëritën që qëllimi kryesor i këtyre tarifave është që të racionalizohet konsumi i energjisë elektrike, kush harxhon më shumë paguan më shumë dhe e kundërta.

KRRE sot e ka filluar seancën përgaditore për reforma në sistemin taridor për energji elektrike. Në seancën përgaditore marrin pjesë edhe profesorët e Fakultetit për elektroteknikë dhe teknologji informatike.

Emine Ismaili /SHENJA/