(VIDEO) Kovaçevski: Të gjithë punëtorët që punojnë të dielave duhet të marrin të paktën 50% më shumë mëditje

(VIDEO) Kovaçevski: Të gjithë punëtorët që punojnë të dielave duhet të marrin të paktën 50% më shumë mëditje

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski thotë se të gjithë punëtorët të cilët punojnë të dielave duhet të marrin të paktën 50 për qind paga më të larta. Kovaçevski gjatë vizitës së tij të sotshme në fabrikën  “Dura Automotiv Sistems””, tha se Ligjet duhet respektuar maksimalisht dhe duhet realizuar në mënyrën më të duhur, pasi siç tha në shtetin tonë ka punëtorë me cilësi dhe vlera të mëdha.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Puna e punëtorëve duhet të vlerësohet dhe respektohet siç duhet. Ky ligj ka një efekt shumë pozitiv në ekonomi, stimulon punëtorët dhe ndikon pozitivisht në produktivitetin e tyre, gjë që është në interes të vetë kompanive. Ligji për ditën jopune të së dielës do të japë rezultate të shkëlqyera në rritjen e produktivitetit të kompanive dhe përmirësimin e ekonomisë”

Përndryshe kjo është dita e  tretë me radhë që është pushim për 92 për qind e punëtorëve, që nga hyrja e Ligjit në fuqi për ditën e diel si ditë jopune, e cila parashikon që ata që merren me aktivitete që për shkak të procesit tekniko-teknologjik nuk guxojnë të ndërpriten, të marrin 50 për qind më shumë mëditje për punën e të dielave dhe një ditë pushim që mund ta shfrytëzojnë në shtatë ditët e ardhshme.

Linda Ebibi /SHENJA/