(VIDEO) Kovaçevski: Të gjitha partitë politike janë të interesuara për ndryshimet kushtetuese

(VIDEO) Kovaçevski: Të gjitha partitë politike janë të interesuara për ndryshimet kushtetuese

Unë e shoh se të gjitha partitë politike kanë raport pozitiv kundrejt ndryshimeve kushtetuese. Kështu deklaroi i pari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, i cili tha se duhet të ulen në tavolinë së bashku me subjektet e tjera  politike për të diskutuar qëndrimet e tyre rreth ndryshimeve kushtetuese. Kovaçevski nënvizoi se është mirë që po flitet rreth kësaj teme, dhe se për këtë çështje duhet të arrihet në një marrëveshje e cila do ishte e pajtueshme për të gjithë.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Është mirë që bisedohet për ndryshimet kushtetuese, mendoj se është proces që duhet të zhvillohet në pajtim me ligjet tona. Kur të hapet ajo procedurë, kur të shihet se ka vullnet, konsensualitet, shoh se ka vullnet pozitiv, edhe ata që ishin kundër, shoh që me disa kushte të caktuara janë pro. Mendoj se do të ulemi në tavolinë dhe t’i shpalosim të gjitha qëndrimet që në fund të arrijmë deri tek një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të gjithë”

I pyetur se a do të ketë takim me liderin e opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski për ndryshimet kushtetuese, kryeministri kujtoi se me liderin e opozitës patën biseduar kur tema ka qenë propozimi francez dhe kriza energjetike.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Me Mickoskin biseduam për propozimin francez, për krizën energjetike, dhe ky është një komunikim normal ndërmjet kryetarëve të partive parlamentare. Sa herë që ka një çështje që është me interes për të gjithë qytetarët, është normale që do të takohemi, siç takohemi me kryetarët e partive të tjera”

I pari i Ekzekutivit foli edhe për zërat për zgjerimin e mundshëm të shumicës qeveritare, duke cituar shkurt se nuk ka bisedime me asnjë parti për përfshirje në qeveri.

Linda Ebibi /SHENJA/