(VIDEO) Kovaçevski, Rama dhe Vuçiqi vendosën të shkojnë në Samitin e Bashkimit Europian

(VIDEO) Kovaçevski, Rama dhe Vuçiqi vendosën të shkojnë në Samitin e Bashkimit Europian

Përkundër hamendjeve të dy ditëve të fundit, liderët e vendeve nga Ballkani i Hapur megjithatë do të marrin pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se bashkë me liderët e Shqipërisë dhe Serbisë kanë vendosur që të riafirmojnë qëndrimin se 3 vendet janë të përkushtuar drejt ardhmërisë evropiane.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR I RMV
“Unë, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç morëm sot një vendim për të riafirmuar qëndrimin se Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia kanë një të ardhme evropiane. Ne vendosëm që përpara vendeve mike, të përkushtuara për progresin ekonomik dhe politik të rajonit dhe që janë të përkushtuara ndaj proceseve të shpejta dhe vendimtare integruese evropiane, duhet të ritheksojmë përkushtimin tonë për rrugën evropiane në të gjithë Ballkanin Perëndimor”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se për këtë vendim kanë ndikuar sinjalet pozitive që vijnë nga Bullgaria, për heqjen e mundshme të vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, që është lajm i mirë edhe për Shqipërinë.

EDI RAMA, KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË
“Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari… Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë”.

Presidenca serbe njoftoi se tre liderët janë marrë vesh edhe për parimet e përbashkëta të cilat do t’i përfaqësojnë bashkërisht në takimet në Bruksel.

ALEKSANDAR VUÇIQ, PRESIDENT I SERBISË
“Pas konsultimeve të hollësishme dhe gjithëpërfshirëse me bashkëpunëtorët dhe anëtarët e qeverive, liderët e tre vendeve vendosën të shkojnë së bashku në samit dhe ranë dakord për parimet që do të jenë shtylla kryesore e bisedimeve me zyrtarë të shumtë të BE-së”.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor fillon nesër në Bruksel. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria pres dritën jeshile për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare me BE-në dhe hapjen e bisedimeve, që deri tani ishte penguar nga Bullgaria. /SHENJA/