(VIDEO) Kovaçevski për propozimin francez: Flasim pasi të kaloje në Sofje

(VIDEO) Kovaçevski për propozimin francez: Flasim pasi të kaloje në Sofje

Tek ne nuk ka mbërritur propozim për të cilin është arritur pajtim nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Kështu deklaroi kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, nga Forumi i Prespës që po mbahet në Ohër, lidhur me shkrimet e mediave se në Bullgari është dërguar propozimi frances për zgjidhje të mundëshme të problemeve mes Shkupit dhe Sofjes. Kryeministri tha se nëse ky propozim kalon edhe në institucionet e Bullgarisë, atëherë do të vij tek ne do ta shohim dhe do t’i japim vlerësimet.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër   

“Sa i përket pozicioneve tona, ato janë shumë të qarta. Për gjuhën maqedonase dhe identitetin në çfarë do aspekti nuk bisedohet. Korrniza negociuese është dokument multilateral, i cili duhet të pranohet nga të gjitha vendet antare dhe do të mudnësoj përfundim të procesit të të gjitha çështjeve të hapura që ne i kemi në procesin qasës për anëtarësim në BE”.

Kovaçevski thotë se në vendin tonë çështja me Bullgarinë nuk është politizuar dhe instrumentalizuar sikurse në fqiun tonë bullgar.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër  

“Ne në këtë proces të bisedimeve me Bullgarinë kemi pasur qëndrim i cili ka qenë në drejtim të një zgjidhje të dinjitetshme, e cila do të bazohet në vlera europiane dhe si Qeveri dhe shumicë parlamentare, në asnjë moment këtë proces nuk e kemi politizuar dhe instrumentalizuar për poena politike ditore. Për dallim nga Republika e Bullgarisë, ku kjo çështje vazhdimisht është instrumentalizuar, politizuar dhe në fund po e shohim se u shëndrrua në pikat e një lufte të brendshme politike të Bullgarisë”.

Kryeministri Kovaçevski, u shpreh se i vlerësojnë përpjekjet e kryesisë së BE-së dhe presidentit frances Makron, për përshpejtimin e procesit dhe gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

Emine Ismaili /SHENJA/