(VIDEO) Kovaçevski: Një investitor grek i interesuar për ndërtimin e një impianti gazi në vend

(VIDEO) Kovaçevski: Një investitor grek i interesuar për ndërtimin e një impianti gazi në vend

Kryeministri I Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski zhvilloi vizitë një ditore në Athinë me kryeministrin e Greqisë, Krjakos Micotakis. Në takimin në kuadër të vizitës së punës së Kovaçevskit në Athinë, kryeministrat diskutuan për pasojat e krizës energjetike dhe rritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike në botë.

Gjatë qëndrimit të tij në Athinë, kryeministri Kovaçevski dhe ekipi i tij arritën disa marrëveshje, ndër të tjera për furnizimin me thëngjill dhe mazut, që sipas Kovaçevskit do të mundësojnë funksionimin e pandërprerë të TEC Manastiri, TEC Osllomej dhe TEC Negotinë.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut

“Tema e bisedimeve ishte ballafaqimi me krizën energjetike, lufta në Ukrainë dikton bashkëpunim rajonal dhe më gjerë për të përballuar këtë krizë. Arritëm marrëveshje që fillimisht furnizimi me thëngjill do të vazhdoj pa pengesa gjatë gjithë periudhës, me çka do të vihen në funksion kapacitet e TEC Manastiri dhe TEC Osllomej. Tema e dytë mbi të cilën arritëm marrëveshje është edhe furnizimini I pandërprerë me mazut përmes Greqisë me çka do të funksionojë pa pengesa edhe TEC Negotinë”.

Kovaçevski tha se me Micotakisin gjithashtu kanë diskutuar edhe për transformimin energjetik fillimisht me ndërtimin e gaz-përçuesit nga Evzoni në Greqis deri në Maqedoninë e Veriut përkatësisht deri në Negotinë. Sipas tij, punimet për ndërtimin e këtij gaz-përçuesi duhet të fillojnë deri ka fundi I këtij viti.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut

“Investimi i dytë i paralajmëruar nga investitorë grek është ndërtimi I impiantit të madh të gazit me kapacitet prej 200 megavat të cilën kanë shprehur gatishmëri ta ndërtojnë në Maqedoninë e Veriut. Tashmë kanë filluar analizat dhe sapo të përfundojnë ky investim I madh do të mund të paraqitet në Qeveri dhe në Kuvend si investim strategjik e cila do të sigurojë sasi të mëdha të energjisë elektrike për jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për rajonin”.

Në takim gjithashtu është diskutuar edhe për rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin evropian.

Kovaçevski dhe Mitsotakis diskutuan për situatat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen vendet në përballjen me krizën botërore energjetike.

Në takimin në Athinë, përveç kryeministrave të të dy vendeve, morën pjesë edhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, drejtorët e ESM-së Vasko Kovaçevski dhe i MEPSO-s, Orhan Murtezani.

Avdi Bakiu /SHENJA/