(VIDEO) Kovaçevski: Me subvencionimin e energjisë elektrike qytetarët paguajnë 5 herë më pak

(VIDEO) Kovaçevski: Me subvencionimin e energjisë elektrike qytetarët paguajnë 5 herë më pak

Kryeministri Dimitar Kovaçevksi beson se qytetarët i vlerësojnë përpjekjet e Qeverisë për të siguruar një jetë kualitative dhe të barabartë. Ai potencoi se Qeveria nuk e harron askënd pasi që ka ndihmuar kategoritë më të rrezikuara gjatë krizës.

DIMITAR KOVAÇEVKSI, KRYEMINISTËR

“Me subvencionimin e energjisë elektrike qytetarët paguajnë 5 herë më pak fatura nga ajo qo do të paguanin pa subvencionet shtetërore. Për stabilizimin e çmimeve të produkteve ushqimore bazë iu dhamë subvencione kompanive që prodhojnë ushqime bazë. Këtu bëjnë pjesë qumështi, mishi, vezët dhe ushqime të tjera. Kemi siguruar edhe subvencione për bujqit në vlerë rekorde këtë vit dhe u kemi paguar gjithçka që kishin edhe ato që kishin ngelur nga viti 2015”.

Kovaçevski tha se me masat më të reja antikrizë Qeveria ka mundësuar që  institucionet arsimore dhe shëndetësore të paguajnë energji elektrike më të lirë.

DIMITAR KOVAÇEVKSI, KRYEMINISTËR

“Me masat anti-krizë kemi ndihmuar edhe kompanitë, duke mbrojtur edhe vendet e punës,kemi parandaluar  mbylljen e kompanive dhe dështimin e bizneseve. Kriza energjetike nuk do të jetë pengesë që shkollat, çedhet dhe spitalet të mos kenë ngrohje dhe rrymë përkundrazi. Fëmijët, të sëmurët dhe të punëtorët shëndetësorë duhet ti kenë të plotësuara të gjitha kushtet”.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut muajin e kaluar miratoi një pako të re të masave në vlerë prej mbi 350 milionë eurove, për ballafaqim me krizën energjetike dhe atë të çmimeve, ku janë përfshirë kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/