(VIDEO) Kovaçevski fton në takim online Ramën dhe Vuçiqin, flasin për “Ballkanin e Hapur”

(VIDEO) Kovaçevski fton në takim online Ramën dhe Vuçiqin, flasin për “Ballkanin e Hapur”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, me iniciativë të tij, sot ka mbajtur takim koordinues online me liderët e Ballkanit të Hapur, presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit.

Në takimin koordinues ishin prezent zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut Branko Azeski.

QEVERIA E MAQEDONISË SË VERIUT

 “Në takim, liderët theksuan se Ballkani i Hapur është i njohur si iniciativë pozitive rajonale që tanimë  jep rezultate konkrete për kompanitë dhe qytetarët kur bëhet fjalë për liritë evropiane për lëvizjen e njerëzve, shërbimeve dhe mallrave. Për këtë qëllim, në Samitin paraprak të Procesit të Berlinit, liderët ranë dakord që t’i përcjellin të gjitha përvojat pozitive nga Ballkani i Hapur”

Nga liderët u theksua se Ballkani i Hapur është një nismë që mobilizon administratën, biznesin dhe qytetarët për përparim të përbashkët të rajonit dhe për mbështetje të përbashkët gjatë gjendjeve të krizës të shkaktuara nga mungesa e ushqimit dhe energjisë elektrike.

Liderët diskutuan edhe për qëndrimet e përbashkëta të tre shteteve për përshpejtimin e zbatimit të nismave aktuale. /SHENJA/