(VIDEO) Kovaçevski: Dimovski do të na informojë për shtetësinë e oligarkut prorus

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, deklaroi se drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Viktor Dimovski do t’i informojë se si janë siguruar opinionet pozitive për dhënien e shtetësisë për oligarkun prorus Onishçenko.
DIMITAR KOVAÇEVSKI-KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Nuk mund të komentoj më shumë se kaq, duke qenë se nuk mund të jepen informacione shtesë nga seancat e mbyllura të Qeverisë, se është krim i rëndë”
Kovaçevski nuk deshi të komentojë nëse rasti Onishchenko është diskutuar edhe në takimin që ka pasur gjatë ditës së djeshme me Ndihmës Drejtorin e Përgjithshëm të NATO-s për Sigurinë.
DIMITAR KOVAÇEVSKI-KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Nuk mund t’ju tregoj detajet e bisedës me të”
Kryeministri Kovaçevski deklaroi dje se do të zgjidhet një drejtor i ri i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare. Ndërkohë, drejtori aktual Dimovski, pas raportimit në një seancë të komisionit parlamentar, pati deklaruar se përgjegjës për dhënien e shtetësisë për oligarkun ishte një punëtor i agjencisë.
Samir Mustafa /SHENJA/