(VIDEO) Kovaçevski: Data për fillimin e bisedimeve me BE-në, nuk varet nga njëra palë

(VIDEO) Kovaçevski: Data për fillimin e bisedimeve me BE-në, nuk varet nga njëra palë

Data për fillimin e bisedimeve me BE-në, nuk varet nga njëra palë, por varet nga të dyja palët, sepse kemi problem politik me Republikën e Bullgarisë. Kështu deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili më tej tha se ai në asnjë moment nuk është lidhur me asnjë datë për bisedimet, dhe se vendimin për këtë tha se e marrin 27 vendet anëtare të BE-së.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Që nga ekspozeja për formimin e kësaj Qeveria, unë në asnjë moment nuk jam lidhur për data për fillimin e bisedimeve, ngase kjo datë nuk varet nga ne, por nga dy palë, ngase kemi kontest të hapur me Bullgarinë, e cila ka vendosur veto për fillimin e bisedimeve. Dhe normalisht, varet edhe nga vendimi i BE-së, gjegjësisht nga të gjithë 27 anëtarët”.

Sa i përket mbledhjes së koalicionit në Bullgari, Kovaçevski tha se nuk ka asnjë informacion, por nëse do të ketë ndonjë përparim do të njoftohen përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Nuk kam informacion sepse është këshill i koalicionit në Bullgari. Megjithatë, nëse ka çfarëdo përparimi ajo do të ndahet me ministrat e Punëve të Jashtme, sepse këto ministri janë ato që kanë bisedime. Ato bisedime janë në nivel të shkëmbimit të ideve dhe ende nuk ka dokument që është i pranueshëm për të dyja palët”.

Kovaçevski thotë se Qeveria e RMV-së është stabile dhe ka shumicë parlamentare prej 61 deputetësh.

Emine Ismaili /SHENJA/