` . (VIDEO) Koronavirusi mbush spitalet, ka vend vetëm për 50 pacientë te spitali mobil - TV SHENJA

(VIDEO) Koronavirusi mbush spitalet, ka vend vetëm për 50 pacientë te spitali mobil

Numri i të infektuarve nga koronavirusi vazhdon të rritet me të madhe, ndërsa spitalet nuk kanë më vend për pacientë të rinj. Edhe spitali mobil që është ndërtuar pranë klinikës për sëmundje infektive nisi të mbushet më pacientë

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Milena Stevanoviq, deklaroi se 15 shtretër janë mbushur nga gjithsej 71 të cilët janë të vendosur në këtë spital. Stevanoviq apelon deri tek qytetarët që t’i respektojnë masat për mbrojtje nga Covid-19 në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit, derisa personat që janë të infektuar me koronavirus dhe janë asimptomatik, të mos shkojnë në Klinikën Infektive por të mjekohen me barna që ua rekomandon mjeku amë.

Mbrëmë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi se nëse mbushen përplot kapacitet spitalore atëherë në vend do të vendoset orë policore.

Ndërkaq, prej sot kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese për të frenuar përhapjen e COVID-19,  të cilat qeveria I miratoi në mbledhjen e mbrëmshme.

Kafeteritë, restorantet dhe objektet e tjera hotelierike do të punojnë deri në ora 23: 00, përveç atyre që shpërndajnë ushqime.

Administrata shtetërore dhe publike, komunat dhe gjykatat do të organizojë punën nga shtëpia përmes procesit online, ose do të punojë me turne dhe rotacion. Për 50% do të shkurtohet numri i udhëtarëve në transportin publik.  Po ashtu, mbetet  në fuqi masa për mbajtjen e aktiviteteve sportive pa tifozë, ndërkohë që masa për mbajtjen e maskës nnë ambient të hapur, kufizimi I mysafirëve në 4 persona ende nuk kanë hyrë në fuqi, pasi pritet që të miratohen në kuvend . Këto masa janë miratuar pas rritjes së numrit të infektimeve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. /SHENJA/