` . (VIDEO) Koronavirusi, 44 raste të reja, dy viktima - TV-SHENJA

(VIDEO) Koronavirusi, 44 raste të reja, dy viktima

Dy viktima të reja nga
Koronavirusi ndërsa 44 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit. Kështu
thonë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë me çka shkon në 329 numri i
rasteve të prekura me koronavirus, ndërsa në 9 numri i personave që kanë ndërruar
jetë nga COVID 19. Ministria e Shëndetësisë informon se në Klinikën për sëmundje
infektive kanë ndërruar jetë dy burra, njëri 45 vjeçar nga Kumanova, ndërsa
tjetri 78 vjeçar nga Dibra.

TABELË:Ministria e Shëndetësisë

“I ndjeri nga Kumanova ka pasur diabet, fibrilacioni atrial, hipertension dhe obezitet. Ndërsa i ndjeri nga Dibraka pasur bronkit kronik dhe hipertension dhe ka pranuar terapi për të dyja sëmundjet kronike.”

Nga Ministria informojnë se në 24 orët e fundit janë bërë
392 testime, ndërsa janë konfirmuar 44 raste të reja, prej të cilëve 23 janë
nga Kumanova, 11 nga Shkupi, 4 nga Tetova, 3 nga Manastiri, 2 nga Struga dhe
një nga Prilepi. Me të dhënat e fundit sipas vendbanimeve, raste me COVID 19
janë regjistruar

TABELË:

Shkup -175
Dibër 47
Kumanovë 47
Shtip 14
Tetotë 10
Prilep 10
Strugë 7
Veles 6
Manastir 4
Ohër 3
Kavadar 2
Gostivar 1
Kriva Pallankë 1
Strumicë 1
Gjevgjeli 1

Nga Ministria njoftojnë se në 24 orët e fundit 262 testime janë bërë përmes Institutit të Shëndetit Publik, 26 përmes fakultetit i veterinarisë, 24 përmes laboratorisë Biotek dhe 80 përmes Spitalit “Filipi i dytë”. Ndërsa deri më tani jan bërë gjithëse 3.518 teste për COVID 19. Ajnur Bafqari /SHENJA/