(VIDEO) Komisioni Rregullator nuk njeh vjedhje të energjisë elektrike

(VIDEO) Komisioni Rregullator nuk njeh vjedhje të energjisë elektrike

Komisioni Rregullator i Еnergjetikës dhe Shërbimeve të Ujit (KRRE) nuk e përllogarit vjedhjen e rrymës në çmimin final, ato i bartë drejtpërdrejt SHPKNJP Elektrodistribuimi Shkup, deklaroi  Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së , i cili së bashku me nënkryetarin Enver Elmazi dhe komisionerët kanë zhvilluar takim me kryetaren e Organizatës së Konsumatorëve të Maqedonisë (OKM), Mirjana Lonçar Velkova.

MARKO BISLIMOSKI, KRYETAR I KRRE-SË

“Konsumatorët duhet të dinë se paguajnë vetëm për atë që shpenzojnë. Komisioni Rregullator për Energjetikë nuk e njeh vjedhjen e energjisë elektrike në çmimin përfundimtar që e cakton dhe ato barten drejtpërdrejt nga Elektrodistribucija SHPKNJP Shkup. Nëse një konsumator ka marrë një faturë ndryshe nga gjendja reale, ai mund të lexojë në mënyrë të pavarur njehsorin dhe të raportojë situatën, pas së cilës EVN HOME është e detyruar që menjëherë të lëshojë një faturë të re të korrigjuar me gjendjen reale”.

Në takim, siç njoftojnë nga KRRE, është shtruar edhe pyetja për shumën e të ashtuquajturës taksë rrjeti, e cila në llogari të caktuara është më e lartë në raport me energjinë. Kryetari Bislimoski theksoi se konsumatorët e energjisë elektrike në vend gjithmonë kanë paguar për shfrytëzimin e sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike.

MARKO BISLIMOSKI, KRYETAR I KRRE-SË

“Deri më 30 qershor të vitit 2022, kostoja e shfrytëzimit të sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike ishte përfshirë në çmimin e energjisë elektrike. Duke marrë parasysh këtë, si dhe detyrimet nga legjislacioni i Bashkimit Evropian për transparencë më të madhe të çmimeve, KRRE miratoi më 27 qershor 2022 një sistem tarifor për shitjen e energjisë elektrike, i cili e ndante kompensimin total për energjinë elektrike të dorëzuar në: kompensim për energjinë elektrike, transmetimin dhe shpërndarjen”

Bislimoski ka shpjeguar se kjo ndarje e tarifës totale është pasqyruar nga EVN HOME në faturën për rrymën e dorëzuar për secilin konsumator, në mënyrë që të gjithë të kenë pasqyrë se çfarë shumë paguajnë dhe për çfarë paguajnë.

Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë (OKM) ka treguar disa raste të cilat kanë arritur tek ata në lidhje me faturat e energjisë elektrike ku shuma për tarifën e shpërndarjes së energjisë elektrike është më e lartë se tarifa për energjinë e shpenzuar. Kryetari Bislimoski shpjegoi se kjo është për shkak se disa amvisëri që i kushtojnë vëmendje shpenzimit dhe e synojnë atë me një tarifë të ulët dhe të lirë, shpenzojnë energji elektrike shumë më të ulët dhe arrin në 10 euro për megavat orë, ndërsa kostot e tarifave të rrjetit janë të njëjta si në tarifa të larta dhe të ulëta.

Medina Ajeti /SHENJA/