(VIDEO) Klima e biznesit vlerësohet më notë mesatare

(VIDEO) Klima e biznesit vlerësohet më notë mesatare

Vlerësimi  për klimën e biznesit në Maqedoninë e Veriut mestar maqedonia e Veriut është vlerësuar me noptën 5.4 në një shkallë nga 1 deri në 10, sipas rezultateve të një sondazhi të kryer nga komuniteti i biznesit holandez në vend.

KOMUNITETI I BIZNESIT HOLANDEZ

“Rënia e ekonomisë globale, zinxhirët e ndërprerë të furnizimit, rritja e inflacionit  dhe çmimet e larta të energjisë janë shqetësime në rritje për bizneset që luftojnë për të qëndruar në këmbë. Nota mesatare për klimën e biznesit në një shkallë nga një deri në dhjetë është 5.4”.

70% e të anketuarve përmendin kostot relativisht të ulëta operative si një faktor kyç që ndikon në vendimin e tyre për të zgjeruar praninë e tyre. E njëjta përqindje e të anketuarve identifikojnë rrezikun politik dhe paqëndrueshmërinë si një faktor kyç që mund të ndikojë në vendimin e tyre për të reduktuar prezencën e tyre të biznesit.

KOMUNITETI I BIZNESIT HOLANDEZ

“50% e të anketuarve tregojnë se niveli i arsimimit dhe trajnimit të personelit të punësuar në vend është problemi kryesor i udhëheqjes së biznesit, i ndjekur nga korrupsioni, qasje në financa dhe mungesa e stafit vendor në dispozicion”.

Emigrimi i punëtorëve të kualifikuar mbetet një nga sfidat më të mëdha në tregun e punës në këtë vend, siç është theksuar nga kompanitë si një arsye jashtëzakonisht e rëndësishme për mungesën e aftësive, sipas hulumtimit “Biznesi holandez në Maqedoninë e Veriut: sfidat dhe perspektiva”, rezultatet e të cilave i prezantoi ambasadori holandez në vend, Dirk Jan Hopp.

Pyetësori u plotësua nga 14 kompani dhe qëllimi i anketës është të mbështesë më mirë bizneset holandeze në përballjen me sfidat e të menaxhuarit biznes në Maqedoninë e Veriut

Medina Ajeti Ali /SHENJA/