` . (Video) Khabib Nurmagomedov mbron titullin e peshave të lehta, lë pa ndjenja në oktagon Justin Gaethje - TV SHENJA

(Video) Khabib Nurmagomedov mbron titullin e peshave të lehta, lë pa ndjenja në oktagon Justin Gaethje

Khabib Nurmagomedov ka mposhtur Justin Gaethje dhe ka fituar titullin e peshave të lehta në UFC 254.

Nurmahomedov ka fituar në përballjen e zhvilluar në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi apo më saktë në vendin e quajtur Fight Island.

Raundi i parë prej pesë minutave ishte thuajse i barabartë me Khabib për një nuancë më të mirë.

Luftëtari nga Dagestani pati 24 goditje për dallim nga 22 të luftëtarit nga Amerika.

Raundi i dytë ishte vendimtar në këtë përballje dhe Khabib këtu tregoi forcën.

Pas disa goditjeve nga të dy luftëtarët, Nurmagomedov e lidhi mirë Gaethjen me këmbë deri sa e la pa ndjenja në oktagon.

Gjyqtari u detyrua ta ndërpres meçin duke ia dhënë fitoren Khabibit me nokaut teknik.

Pas kësaj fitore, Khabib vazhdon rekordin pa humbje, prej 29 fitoreve.