(VIDEO) Këtë javë miratohen ndryshimet në tarifën e re të çmimit të energjisë elektrike

(VIDEO) Këtë javë miratohen ndryshimet në tarifën e re të çmimit të energjisë elektrike

Dhjetë ditë para hyrjes në fuqi bllok tarifat e reja të energjisë elektrike për amvisëritë, ato ende nuk janë konkretizuar për qytetarët. Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski thotë se janë nga fundit me analizat e tyre dhe se sa do të jenë rritjet e bllok tarifave do të tregojnë javën që vjen. Në bazë të analizave të tyre shtoi ai më tej, dallimi më i madh në çmim do të jenë blloku 2 dhe 3.

Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së 

“Po i bëjmë analizat, jemi në përfundim. Ajo që mund të them me siguri, sepse kemi pasur një proces inkluziv, në të cilin dhamë mundësi që të paraqiten të gjitha palët e  interesuara. Janë paraqitur një numër i madh ekspertësh, profesorë. Me siguri tani mund të them që blloqet tarifore do të zmadhohen, konkretisht për sa, do ju informojmë gjatë javës së ardhshme”.

Bislimovski bëri me dije se blloqet tarifore do të vlejnë vetëm për amvisëritë dhe jo për kompanitë.

Po ashtu, kryetari i KRRE-së njoftoi se i është marrë licenca njësisë BEG Prodhimi, ndërsa do të merren edhe licencat për njësitë BEG Distribuim dhe BEG Furnizim.

Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së 

“Siç e dini kemi një kohë që i kemi mospajtimet tona, me marrjen hua nga Qeveria rreth 6 milionë euro, furnizimi me energji termike në Qytetin e Shkupit plotësisht u stabilizua. BEG prodhimi, edhe më tej për licencën e saj vlerëson se nuk do të mund ta kryejnë këtë veprimtari, me kualitetin e   duhur dhe për këtë  Komisioni Rregullator i Energjetikës ka vendosur për t’ia marrë licencën kompanisë BEG. Në mënyrë shtesë, të premten morëm dy kërkesa të këtilla edhe për BEG Distribuim dhe BEG Furnizim”.

Ashtu siç fillimisht bënë me dije, në bllokun e parë do të përfshihen shfrytëzuesit që harxhojnë deri në 210 kilovat në orë energji elektrike, në bllokun e dytë ato që harxhojnë deri në 420 kilovatë në orë, në të tretin deri në 630 dhe në bllokun e katërt ato që harxhojnë mbi 630 kilovat energji elektrike.

Emine Ismaili /SHENJA/