(VIDEO) Kërcënohet me jetë kryeprokurori Lubomir Joveski

(VIDEO) Kërcënohet me jetë kryeprokurori Lubomir Joveski

Prokurori publik, Lubomir Joveski, thotë se është kërcënuar me jetë nga një organizatë terroriste. Kërcënimi sipas tij, i ka ardhur nëpërmjet një letre me shkrim, në gjuhën maqedonase dhe angleze dhe sipas Prokurorisë, letra ka ardhur prej Postës së Manastirit më 17 janar të këtij viti.

Kërcënimi i referohet një rasti konkret penal lidhur me dy gazetarë të TV Alfas, në të cilin procedura ka përfunduar në dhjetor të vitit 2021 me miratimin e aktvendimit për rastin me të cilin është ndërprerë procedura për shkak se është konstatuar se nuk ka vend për ndjekje nga Prokuroria Publike. Prokurori i ka bërë publike letrat kërcënuese.

Prokuroria Themelore Publike

 “Dërgesa me kërcënim është shkruar në gjuhën maqedonase dhe angleze. Kërcënimi ka të bëjë me një lëndë konkrete, për të cilën, procedura është mbyllur dhe miratuar rezolutë me të cilën është ndaluar procedura pasi që është konstatuar se nuk ka vend për veprim prokurorial. Kërcënimi, ashtu siç theksohet në letër, është nga një organizatë terroriste, e cila lufton dhe vret për padrejtësi dhe anëtarët e saj janë të gatshëm të vdesin për qëllimet e organizatës”.

Prokurori publik, nga ana tjetër thekson se janë të kota këto kërcënime dhe se nuk do ta lëkundin atë në zbatimin e ligjeve dhe veprimit profesional dhe përgjegjës të Prokurorisë Publike. Dërgesa sipas tij, do të dorëzohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme për kontrollimin e përmbajtjes dhe gjetjeve dhe personit që e ka dorëzuar dërgesën.

Emine Ismaili /SHENJA/