(VIDEO) KE: Propozimi i ri francez mundëson fillimin e negociatave

(VIDEO) KE: Propozimi i ri francez mundëson fillimin e negociatave

Komisioni Evropian e ka përshëndetur propozimin e rishikuar francez për kornizë negociuese për Maqedoninë e Veriut, dhe vlerëson se ajo mundëson hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.Dana Spinant, zëdhënëse e KE-së, në brifingun e rregullt me gazetarët në Bruksel, vlerësoi se është arritur përparim i madh pas propozimit të Parisit për zgjidhjen e çështjeve kontestuesve ndërmjet Shkupit dhe Sofjes.

“E përshëndesim zhvillimin e situatës në lidhje me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas propozimeve franceze dhe falë presidencës franceze e cila e mbaroi misionin e saj javën e kaluar, kemi bërë avancim të madh në lidhje me këtë çështje”

Ajo tha se Komisioni Evropian është e informuar për protestat që janë mbajtur këtë vikend kundër propozimit, si dhe për qëndrimin e opozitës se ky propozim nuk është mjaftueshëm i mirë.

Ndërkohë, raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kyçyk ka shkruar se të gjithë miqve në Maqedoninë e Veriut, ju bëj të ditur se propozimi francez është më i miri që Shkupi dhe Sofja mund të arrijnë.  “Ju siguroj se në shekullin 21 nuk mund të merret identiteti i asnjë njeriu. Mënyra më e mirë për ta mbrojtur dhe ruajtur është brenda Bashkimit Evropian, ku jemi të gjithë të barabartë”.

Enis Murtezi /SHENJA/