(VIDEO) Kapet drogë me vlerë 400 mijë euro

(VIDEO) Kapet drogë me vlerë 400 mijë euro

Policia ka kapur 237 kilogram drogë, vlera e së cilës është 400 000 euro. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme është parashtruar kallëzim penal kundër një personi juridik nga Koçani për prodhimin e kanabisit dhe S.V.K. (39) nga Bullgaria, për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer  vepër penale  “prodhim dhe lëshim të paautorizuar në treg të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Goce Andreevski, MPB

“Gjatë muajit korrik 2022 përmes personit juridik ku është i regjistruar si menaxher S.V.K., është blerë  marihuana, e cila më pas është vendosur në një objekt të personit juridik në fjalë, pas çka më datën 14.07.2022 një pjesë e saj është hedhur në një kontejner të mbeturinave, gjegjësisht në kamion të posaçëm për grumbullimin e mbeturinave, në pronësi të Ndërmarrjes Publike Komunale ‘Ujësjellësi’ nga Koçani, në mënyrë që të lihet në deponinë në Koçan, nga ku personat e paidentifikuar e kanë marrë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm”.

Departamenti për Kundër Krimit të Organizuar dhe të Rënda – Njësiti për Trafikim të Paligjshëm të Drogave në bashkëpunim me SPB Shtip – sektori për Koçan, pasi kanë vërejtur automjetin kargo me mbishkrimin “NP Ujësjellësi – Higjiena Komunale” duke hyrë në hapësirën e rrethuar të personit juridik nga Koçani, ku punëtorët nga “JP Ujësjellësi – Higjiena Komunale” në mënyrë mekanike e kanë derdhur përmbajtjen e kontejnerit të mbeturinave në kamion, janë ndërmarrë masa dhe veprime dhe i njëjti është ndalur.

Nga kontrolli i mjetit të mallrave, është konstatuar se brenda hapësirës për ngarkesë ka një sasi të madhe marihuanë. Marihuana e gjetur dhe konfiskuar, në bazë të urdhrit të Prokurorisë Publike të Koçanit, i është dorëzuar Departamentit për Hetime dhe Ekspertiza Kriminalistiko-Teknike në MPB të RMV-së. Emine Ismaili /SHENJA/