(VIDEO) Kapet drogë me vlerë 250 mijë euro

(VIDEO) Kapet drogë me vlerë 250 mijë euro

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë mbrëmjes  së djeshme kanë arrestuar një person i cili po transportonte rreth 67 kg marihuanë në vlerë të 250.00 eurove.

Sipas MPB,  droga është kapur në një automjet që është ndaluar rreth orës 15:30 në pikën pagesore “Otovica”, e që më pas gjatë kontrollit në vendkalimin kufitar “Bllacë” është zbuluar i ashtuquajturi bunker brenda veturës, ndërsa droga kishte për destinacion përfundimtar Turqinë.

SUZANA PRANJIÇ-TALEVSKA-ZËDHËNËSE E MPB

“Rreth orës 15:30 në pikën pagesore ‘Otovica’, policia ka ndaluar automjetin e tipit ‘Volkswagen Touran’ me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.J.(46) nga Shkupi. Nën dyshimin se automjeti po transportonte lëndë narkotike, është transferuar në pikën kufitare Bllacë, ku ekipet doganore me ndihmën e qenit zyrtar të doganës kanë kryer kontroll të detajuar dhe kanë zbuluar një bunker të posaçëm hapësinor në dysheme të automjetit, përfshi këtu edhe dyshemenë e bagazhit, si dhe vetë rezervuarin e automjetit, të cilat ishin të mbushura me disa pako marihuanë me peshë rreth 67 kilogramë”.

Siç njoftojnë nga MPB, droga është dashur të transportohej nga Republika e Shqipërisë, nëpërmjet Maqedonisë së Veriut për në Turqi, ndërsa të arrestuarit D.J i ishin premtuar  2 500 euro për ta transportuar atë. Nga ministria e punëve të brendshme sqarojnë se gjatë ditës së sotme Sektori i punëve të brendshme – Veles, do të bëjë kallëzim penal ndërsa i arrestuari do të do të sillet para gjykatësit për procedurë paraprake nga Gjykata Themelore Veles.

Samir Mustafa /SHENJA/