(VIDEO) Kapacitetet vendase të prodhimit të energjisë elektrike i plotësojnë me 100% ditore të qytetarëve

(VIDEO) Kapacitetet vendase të prodhimit të energjisë elektrike i plotësojnë me 100% ditore të qytetarëve

Bashkëpunëtori për energjetikë në Zyrën e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Viktor Andonov, në konferencën e sotme për media tha se se kapacitetet vendase  me 100% i kënaqin nevojat ditore të qytetarëve.

VIKTOR ANDONOV, BASHKËPUNËTORI PËR ENERGJETIKË NË ZYRËN E KRYETARIT TË QEVERIASË SË RMV-SË

“Bilanci energjetik tergon se kapacitetet vendase përsëri me 100% I kënaqin nevojat ditore të qytetarëve dhe të shpenzuesve të vegjël dhe mund të shihni se prodhimtaria e energjisë elektrike në ditë e EMV-së është 11083 MGW orë nga të cilat nga termoelektranat janë prodhuar 8940 MGW orë energji elektrike, ndërsa nga hidroelektranat dhe parkut të mullinjve të ujit në Bogdanci që janë burime të renovueshme të energjisë janë prodhuar 2143 MGW orë të energjisë elektrike”.

Ai tha se do të bashkëpunojnë për të gjitha temat në interes të qytetarëve sepse është e rëndësishme që qytetarët në kohë krize të marin informata në kohë.

“Sezoni i ngrohjes ka filluar në kohë dhe deri më tani ka vazhduar pa probleme. Ju siguroj se gjatë muajit nëntor do të ketë ngrohje për të gjithë qytetarët e Shkupit”, deklaroi Andonov.

Medina Ajeti /SHENJA/