(VIDEO) Kaos në kryeqytet, urbanët privat bllokojnë një nga udhëkryqet kryesore

(VIDEO) Kaos në kryeqytet, urbanët privat bllokojnë një nga udhëkryqet kryesore

Qyteti i Shkupit dhe Transportuesit privatë, assesi të gjejnë gjuhë të përbashkët. Protestuesit e Transportuesve privatë gjatë ditës së sotme protestën e tyre e  zhvendosën tek udhëkryqi tek Mavrovasja, ku në shenjë revolte me autobusët e tyre bllokuan bulevardin “Goce Dellçev” dhe bulevardin“Kërste Misirkov”.

Uzair Ameti, i cili është shofer dhe antarë i këshillit të “MAKEKSPRES”, tha se presin që kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ti pranojë në takim dhe të gjejnë një zgjidhje sa më shpejtë, pasi sipas tij, nuk kanë para as për ti mbushur me naftë autobusët e tyre.

UZAIR AMETI, SHOFER DHE ANËTARË I KËSHLLIT TË MAKEKSPRES

“Shfrytëzojë rastin që të thërasim edhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski, që të përfshihet në këtë drejtim, që të merë përsipër dhe të udhëheqë këtë punë më mirë, ose të jetë si ndërmjetësues, nëse nuk mundet faleminderit edhe prej tij, të shohim ndoshta mundë të jetë edhe e realizueshme, por të shohim si do të rrjedhin punët prej Danella Arsovkës”.

Ndërsa një tjetër protestues beson se zgjidhje për këtë çështje do të ketë, pas siç tha ai, e drejta është në anën e tyre.

PROTESTUES

“Puna është e qartë si kristali, ndërsa  nuk është korekte sepse kemi punuar, kemi punuar dhe janë akumuluar borxh rreth 2 milionë euro dhe kur vjen koha për të na paguar, ajo ishte -kjo ishte, kjo nuk është korekte aspak, edhe atë më së shumti dhemb që këto deklarata vijnë nga kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsvoska”

Derisa protestuesit kishin bllokuar rrugët , ata deklaruan se janë duke u zhvilluar takime, me këshillin drejtues të Ndërmarrjes Publike të Transportit, të njëjtit theksojnë se nëse nuk iu paguhet siç thonë ata borxhi, ata do të vazhdojnë me protestat e tyre edhe në ditët në vijim dhe në  vendet tjera.

Samir Mustafa /SHENJA/