` . (VIDEO) Kalohet numri i 300 të vdekurve nga koroanvirusi në Maqedoninë e Veriut - TV-SHENJA

(VIDEO) Kalohet numri i 300 të vdekurve nga koroanvirusi në Maqedoninë e Veriut

Vendi ynë kalon edhe shifrën e 300 të rasteve të vdekjeve, si pasojë e koronavirusit. Ndërsa, dy ditët e fundit shënohet një rënie e lehtë e rasteve të reja, për një ditë. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 126 teste të reja, nga gjithsej 1140 testet e realizuara, ndërsa kanë ndërruar jetë 4 persona. Këto shifra numrin e përgjithshëm që nga fillimi i epidemisë të rasteve të vdekjeve e çojnë në 304 dhe 6334 të infektuar. Personat që e kanë humbur jetën nga koronavirusi, janë prej Shkupi, Prilep, Tetovë dhe Gostivar.

Ndërkaq, Tetova dhe Shtipi kanë shënuar më shumë raste të reja, menjëherë pas Shkupit, i cili ka më shumë të infektuar dhe raste aktive. Ohri ditën e  fundit, nuk ka të regjistruar asnjë rast me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë

“Në Shkup janë regjistruar 66 raste të reja, në Tetovë 19, në Shtip 15, në Kumanovë 6, Kavadar 4, Prilep 3, Resnjë 3,  Strug 2, Veles 2, Probishtip 2, Manastir 1 dhe Sveti Nikollë 1”.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 48 pacientë të shëruar, prej të cilëve, 43 janë nga Shkkupi, 3 nga Resnja dhe nga 1 në Shtip dhe Manastir. Numri total i personave të shëruar ka shkuar në 2475, ndërsa raste aktive janë 3557.

Deri tani në vend janë bërë gjithsej 60.773 teste për Covid-19. Edhe sot nuk ka testime të realizuara në kuadër të skriningut nëpër kopshte.

Emine Ismaili /SHENJA/