(VIDEO) Java çame, pengohet dorëzimi i letrës në ambasadën greke në Shkup

(VIDEO) Java çame, pengohet dorëzimi i letrës në ambasadën greke në Shkup

Dhjetëra qytetarë sot u mblodhën, në kuadër të ”Javës Çame”, për të   protestuar para Ambasadës Greke, që sipas tyre, për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë të cilët u masakruan dhe i dëbuan nga trojet e tyre me gjenocid nga ushtria greke.

Protestuesit tentuan të dërgojnë një letër në Ambasadën e Greqisë, por një gjë e tillë nuk u mundësua pasi organet e rendit, kishin vendosur kordon policor dhe nuk i lejuan protestuesit që të afrohen,ndërkaq kjo bëri që njëri ndër organizatorët Erduan Dauti, të reagojë duke theksuar se protesta është paralajmëruar si e qetë dhe po ju mohohet e drejta e tyre që të protestojnë, duke mos i lënë as që të afrohen.

ERDUAN DAUTI, ORGANIZATOR I PROTESTËS

“Ashtu siç jeni të njoftuar, sot, ishte dita që një këshillë në mënyrë simbolike, u desht të dorëzojmë një letër simbolike tek ambasada, për fatkeqësisht nga ana e ambasadës nuk janë të gatshëm as këtë letër protestuese ta pranojnë, por këtë arsye ne këtë letër përsëri do ta dërgojmë nëpërmjet postës, por në mënyr fizike të dërgojmë këtë letër nuk na lejojnë”

Edhe përkundër  se i ndaluan që të afrohen tek amabasada, protestuesit disa metra më larg e dhanë mesazhin e tyre.

PROTESTUES

“Ne i kërkojmë Greqisë që shqiptarët nga Çamëria të rikthehen për të vizutuar shtëpitë dhe varret e të parëve. Greqia ashtu si u lejojë egjeasve-maqedonasve të Greqisë që janë përzënë gjatë luftës civile 1947-1949 për të vizutuar shtëpitë dhe varret e të parëve duhet të lejojë dhe Çamët.

Ata i bëjnë thirrje Komisionit Evropian t’i bëjë thirrje Greqisë si anëtare e BE, që ta ndalojë diskriminimin etnik dhe fetar ndaj çamëve, që sipas tyre, çamëve ju lejohet çdo e drejtë njerëzore, ata nuk mund të shkojnë në Greqi as edhe si turist, u tha më tej në mesazhin e protestuesve, ndaj ambasadës greke.

Përndryshe, “Java Çame”, sot e kishte edhe ditën e fundit, e cila filloi më 22 qershor dhe për 7 ditë kishte aktivitete të ndryshme të organizuara,  për hir të 78 vjetorit nga gjenocidi grek ndaj çamëve.

Samir Mustafa /SHENJA/