(VIDEO) Ja si pritet të jetë moti në ditët në vazhdim

Enti për Punë Hidrometeorologjike paralajmëron mot shumë të ftohtë për ditët në vazhdim. Sipas tyre, temperaturat ditore gjatë këtyre ditëve do të jenë nën zero gradë celsius. Siç njofton meteorologja Kostadinka Arsovska përshkak të ndikimit të ajrit shumë të ftohtë deri në mesin e javës së ardhshme do të mbaj mot shumë i ftohtë, me temperatura të cilat në më shumë vende dhe gjatë gjithës do të jenë nën zero.

Kostadinka Arsovska, meteorologe

“Ditët në vazhdim do të mbizotëroj mot i ndryshueshëm dhe shumë i ftohtë. Temperaturat maksimale ditore do të jenë nën zero ose rreth 0. Nesër si dhe të martën paradite, do të ketë reshje lokale të borës, megjithatë me intensitet shumë të vogël, nesër në veri ndërsa të hënën në pjesët perëndimore të vendit. Gjithashtu temperaturat minimale do të jenë shumë të ulëta, sidomos në male dhe pjesët më të larta të vendit, por edhe në të gjitha pjesët tjera, sidomos ftohtë pritet të jetë të mëngjesin e së martës, ku në pjesën më të madhe të vendit, temperatura do të ulet nën -10 gradë celsius”.

Temperaturat ditore të ditës së sotme kanë lëvizur nga -5 deri më 1 gradë.

Siç bëri të ditur Arsovska reshje më të sheshta të borës mund të presim nga dita e mërkurë.

Sipas të dhënave të Entit për Punë Hidrometeorologjike lartësia e shtresës së borës mëngjesin e sotëm më e madhe ka qenë në Mavrovë 85 cm, në Krushevë 34 , 32 në Manastir, 18 në Kodrën e Diellit, 14 në Demir Kapi, 13në  Dojran, 11 në Strumicë, 8 në Prilep, 3 në Kriva Pallankë dhe Gjevgjeli dhe 1 në Shkup, Petorvec, Ohër dhe Tetovë.

Ndërsa më ftohtë  me -14 gradë Celsius ka qenë në Lazaropolë, -13 Mavrovë dhe Krushevë,  -8 Manastir dhe Prilep, -7 në Ohër, -6 në Tetovë dhe Kumanovë, -5  në Shkup.

Emine Ismaili /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=J6BgcYnbvrs