` . (VIDEO) ITSHKSH promovoi doracakun “Rekomandime për mësimdhënien dhe mësimnxënien për Holokaustin” - TV SHENJA

(VIDEO) ITSHKSH promovoi doracakun “Rekomandime për mësimdhënien dhe mësimnxënien për Holokaustin”

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore  të Shqiptarëve promovoi doracakaun e përkthyer në 4 gjuhë vendore, me titull “Rekomandime për mësimdhënien dhe mësimnxënien për Holokaustin”, doracak i cili do t’u shërbejë të gjitha shkollave.  Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore  të Shqiptarëve, Skender Asani, tha se ky doracak është një tregues i punës që ata i pret dhe një udhërrëfyes i angazhmit të tyre institucional dhe hulumtues.

DEKLARATË SKENDER ASANI DREJKTOR I ITSHKSH

“Rekomandimet për mësimdhënien dhe mësimnxënien për Holokaustin janë manuali më i mirë i mundur, i përgatitur nga instutucioni më prestigjoz për këtë temë, Aleanca ndërkombëtare për kujtimin e Holokausit IHRA , ndërsa ardhja e këtij doracaku në gjuhën shqipe, maqedonase, turke dhe serbe është një ogur i mirë se cila do të jetë perspektiva e  studimeve për Holokausin në vendin tonë”.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi deklaroi se pasi po shënohen rezultate  të shumta në këtë instutucion , politikat për të mbështetur institutin kanë qenë të drejta dhe do të vazhdojë përkrahja edhe në vazhdim.

DEKLARATË ARBER ADEMI MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Sot nuk ka sesi të mos ndjehemi të kënaqur, kur po shënohet edhe një sukses I një departamenti të ri të formuar në kuadër të ITSHKSH-së, departamenti për studimin, hulumtimin e Holokaustit që po rezulton me një manual, me një doracak që ka të bëjë me mësimdhënien dhe mësimnxënien mbi Holokaustin, që është fryt i bashkëpunimit me organizata, instutucione siç është “IHRA”.  “.

Zekirja Ibrahimi, redaktor i këtij projekti, deklaroi se ky projekt ka rëndësi të madhe pasi që në vend ekizstojnë gjëra të paqarta, ndërsa pikërisht ky doracak do t’u shërbejë të gjithëve.

DEKLARATë ZEKIRJA IBRAHIMI, BASHKËPUNËTOR

“Mendoj që ka qenë një projekt shumë i rëndësishëm për shkak se për herë të parë në historinë e librit të vendit tonë, po botohet një doracak i cili i udhëzon shkollat se si duhet të mësohet tema e Holokaustit. E vërteta është se në mesin tonë intelektual dhe shkollor është folur pak ose aspak dhe ekziston edhe një mal paragjykimesh dhe gjërash të panjohura dhe të pashpjeguara. Prandaj, në këtë doracak, jam shumë i sigurt që arsimtarët e shkollave fillor dhe të mesme do të kenë mundësi edhe vet të inforomohen për temën e holokaustit dhe të dinë se si u shpjegohet nxënësëve” .

Mësimi për holokausin  pritet të përfshihet në të gjitha  shkollat e vendit. Medina Ajeti /SHENJA/