(VIDEO) Ish-udhëheqësi kinez largohet nga ceremonia e Partisë Komuniste

(VIDEO) Ish-udhëheqësi kinez largohet nga ceremonia e Partisë Komuniste

Ish-udhëheqësi kinez Hu Jintao është larguar nga ceremonia e mbylljes së Kongresit të Partisë Komuniste. 79-vjeçari me pamje të dobët ishte ulur pranë Presidentit Xi Jinping kur ai u afrua dhe u largua nga zyrtarët. Nuk u dha asnjë shpjegim.

Pas kongresit të saj njëjavor, partia pritet të konfirmojë zotin Xi, 69 vjeç, për një mandat të tretë historik.

Ngjarja, e mbajtur në Pekin çdo pesë vjet, forcoi pozicionin e tij si udhëheqësi më i fuqishëm i Kinës që nga Mao Ce Duni.

Hu Jintao, i cili mbajti presidencën midis 2003 dhe 2013, ishte në skenë kur dy zyrtarë iu afruan atij. Ai i tha diçka Xi Jinping, i cili ia ktheu kokën. Më pas Hu u shoqërua nga Salla e Madhe e Popullit. /SHENJA/