(VIDEO) Ilire Dauti dorëhiqet nga funksioni koordinatore e Aleancës për Shqiptarët

(VIDEO) Ilire Dauti dorëhiqet nga funksioni koordinatore e Aleancës për Shqiptarët

Deputetja e Aleancës për Shqipëtarët Ilire Dauti nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social facebook, ka njoftuar se jep dorëheqje nga funksioni i Koordinatores së Grupit Parlamentar të Aleances për Shqiptarët. Ajo thotë se rezultati në zgjedhjet e fundit lokale, e edhe me shumë rezultati tejet i dobët për Këshillin e Tetovës e ka  goditur dhe se ndërgjegja e saj si deputete e zonës gjashtë nuk e tejkalon dhe s’mund të jetë indiferente.

ILIRE DAUTI, KOORDINATORE E GRUPIT PARLAMENTAR TË ASH-SË

“Por, rezultati në zgjedhjet e fundit lokale e edhe me shumë rezultati tejet i dobët për Këshillin e Tetovës më goditi edhe mua, e ndërgjegja ime si deputete e zonës gjashtë nuk e tejkalon e s’mund të jem indiferente. Prandaj ju njoftoj që sapo u dorëhoqa nga Koordinatore e Grupit Parlamentar të Aleances për Shqiptarët, të vetmin emrim që kam për momentin nga subjekti politik.E juve që besuat në mua vazhdimisht, dua t’ju them faleminderit nga zemra, po mund të vazhdoni të besoni sepse unë besoj fortë në ju”.

Javë më parë, gjegjësisht të nesërmen pas zgjedhjeve për Këshillin e Komunës së Tetovës, të cilat u mbajtën më 20 gusht, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, dha dorëheqje për shkak të rezultatit të dobët në Tetovë.

Aleanca për Shqiptarët nuk arriti të fitojë asnjë mandat këshilltari në këto zgjedhje ndërsa në përbërjen e deritanishme kishte dy të tillë. Nga ASH paralajmërojnë  një analizë të hollësishme për të parë se cila është arsyeja e rezultatit të dobët të zgjedhjeve për Këshillin e Komunës së Tetovës.

Medina Ajeti /SHENJA/