` . (VIDEO) Hyjnë në fuqi masat e reja, maska edhe në ambiente të hapura - TV SHENJA

(VIDEO) Hyjnë në fuqi masat e reja, maska edhe në ambiente të hapura

Mbajtja e maskës edhe në ambient të hapur u bë e obligueshme. Ndërsa mos mbajtja e saj, do të kushtoj gjobë prej 20 eurosh. Poashtu ndalohet grupimi i më shumë se 4 personave pas orës 22:00 dhe për ato që nuk e respektojnë këtë masë, dënimet janë 500 euro. Personat që testohen për Covid-19, duhet të izolohen deri në momentin që e fitojnë rezultatin, në të kundërtën dënimi është 50 euro. Këto masa hyjnë në fuqi, pas miratimit të ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundjet infektive, mbrëmjen e së mërkurës. Ndërsa është tërhequr propozim masa për mos pranimin e më shumë se 4 mysafirëve në shtëpi. Qeveria hoqi dorë nga kjo ide pasi opozita reagoi se propozimi i tillë është në kundërshtim me kushtetuën, pasi me këtë masë do t’i jepej mundësia policisë që të futet në shtëpitë dhe banesat pa urdhër gjyqësor.

Mbajtja e maskës në ambiente të hapura, parasheh përdorimin e saj që nga dalja nga shtëpia, gjegjësisht gjatë lëvizjes në tregje, në transportin publik si dhe ambiente të mbyllura si institucione shtetërore, markete, dyqane, banka, posta, spitale dhe të tjera,

Ministria e Shëndetësisë

“Masa nuk do të vlejë gjatë aktiviteteve sportive në hapësirë të hapur ose në vend të mbyllur me respektim të protokolleve  specifike për mbrojtje, gjatë vozitjes  në automjet privat nëse shoferi është vetë ose  me persona me të cilët  së bashku jeton,  gjatë qëndrimit në oborr të shtëpisë familjare, ose në një objekt hotelerik  me respektimin e protokolleve për mbrojtje. Masat për mbajtje të maskës nuk vlejnë për personat më të vegjël se gjashtë vjet  dhe personat me nevoja të veçanta dhe  me pengesa në zhvillim”.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe apelon që të respektohen masat, në mënyrë që të mbrohet shëndeti publik.

Ligji rregullon edhe mjekimin e personave të sëmurë me Covid-19. Përveç mjekimit në institucionet shëndetësore publike, pas indikacioneve medicinale të sëmurët mund të mjekohen dhe izolohen edhe në institucione private shëndetësore, të cilat kanë leje për kryerje të veprimtarisë për kujdesin intensiv dhe terapi ose në kushte shtëpie derisa për këtë ekzistojnë kushte.

Emine Ismaili /SHENJA/