(VIDEO) Historike, KB Çair 2030 në Superligë

(VIDEO) Historike, KB Çair 2030 në Superligë

Klubi i basketbollit Çair 2030 ka shkruar historinë, pasi edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e Superligës së basketbollit vendor, përcjell SHENJA.

Të pëzgjedhurit e trajnerit Erhan Ramadani sonte mposhtën Vardarin me rezultatin bindës 85:59, në ndeshjen e tretë të fazës së plej-offit, duke fituar 2:1 serinë e takimeve.

Sa i takon takimit, klubi i basketbollist Çair 2030 dominoi takimin që nga fillimi e deri në fund, duke mos e diskutuar për asnjë moment fitoren. /SHENJA/