` . (VIDEO) HILL: MAKRON DO TË PROMOVOHET SI LIDER I EVROPËS, TRUMP NUK DO TË NGRITET NË “FRON” - TV-SHENJA

(VIDEO) HILL: MAKRON DO TË PROMOVOHET SI LIDER I EVROPËS, TRUMP NUK DO TË NGRITET NË “FRON”

Diplomati i njohur amerikan Kristofer Hill ka komentuar vendimin e Këshillit Evropian për të refuzuar dhënien e datës për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ish-ambasadori amerikan në disa vende, përfshirë edhe Shkupin, ka deklaruar se presidenti francez Emanuel Makron po tenton të promovohet në liderin e ardhshëm evropian. Ai vlerëson se zhgënjimi dhe hidhërimi rreth vendimit të Makronit mund të ndjehet në Tiranë dhe Shkup.

 

Kristofer Hill, diplomat amerikan

I përballur me kërkesat e tilla dhe luftimit me korrupsionin të trashëguar nga paraardhësi i tij (i cili për çudi tani është në azil në Hungari), kryeministri i ri dhe pa përvojë i Maqedonisë Zoran Zaev përfundoi se vendi i tij duhet urgjentisht të inkuadrohet në NATO dhe BE.  Ai shumë shpejtë e ka zgjidhur kontestin afatgjatë për emrin, i ka normalizuar marrëdhëniet me Greqinë, i qetësoi bullgarët dhe ka apeluar për anëtarësim.

 

Hill thekson se Zaev e ka ditur se ndërrimi i emrit nuk do të kalojë mirë në sondazhe,  sepse shumë maqedonas shikojnë në atë si poshtërim i cili mund të arsyetohet vetëm me inkuadrim  në BE. Por, sepse NATO-ja dhe BE-ja e potencuan problemin me emrin si pengesë kryesore për anëtarësimin, ai dhe opinioni i Maqedonisë kanë  shpresa të larta për inkuadrim  në të dy organizatat.

 

Kristofer Hill, diplomat amerikan

NATO-ja duket se do ta mbajë premtimin edhe pse disa anëtare ende duhet ta miratojnë atë. Pritet Maqedonia e Veriut të bëhet  anëtare me të drejtë të plotë në NATO është shumë më i ngadalshëm. Makron i cili tregon shumë pak për temën, supozohet se është i brengosur se zgjerimi i vazhdueshëm i Unionit do ta bëjë reformën e strukturës së saj udhëheqëse shumë më të rëndë. Por, duke shkelur frenat e ka lënë Zaevin në  pozitë të palakmueshme.

 

Hill shkruan se votuesit e Maqedonisë së Veriut me shpresa të humbura do të kthehen në vendvotimet  për zgjedhjet parlamentare në muajin prill. Ai thotë se në të kaluarën mund të pritej që Shtetet e Bashkuara  të ngjiten në skenë, por në kontekst të politikës së jashtme të padefinuar të presidentit amerikan Donald Tramp,  situata në vendet e vogla dhe të largëta si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mezi shihet.

Emine Ismaili /SHENJA/