` . (VIDEO) Hetime për të mësuar shkaqet e rritjes së vdekjeve nga Covid-19 - TV SHENJA

(VIDEO) Hetime për të mësuar shkaqet e rritjes së vdekjeve nga Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pohoi se numri i të infektuarve është rritur tre ditët e fundit dhe theksoi se po bëhen analiza për të detektuar shkaqet e kësaj. Ai theksoi se të gjithë e kemi vështirë, por duhet t’u përmbahemi masave preventive sepse situata përkeqësohet për shkak të mosrespektimit, thotë Filipçe.

VENKO FILIPÇE MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Është e vërtetë që numri i vdekjeve si rezultat i Covid-19 është rritur në ditët e fundit, në tre ditët e fundit. Më parë përqindja ishte 6.5, tani është rreth 8.Janë duke u zhvilluar analiza për shkaqet që çuan në rritjen e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve me Covid-19. Në fillim të javës së ardhshme, ne do të dimë se cila është arsyeja dhe për atë dhe nëse duhet bërë diçka shtesë”

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve ministri tha se vetëm me respektimin e masave parandaluese mund të dalim nga kriza. Lidhur me diagnostikimin, Filipçe tha se sot ka rreth pesë raste të pacientëve të vdekur.

VENKO FILIPÇE MINISTËR I SHËNDETËSISË

 “Bëhet fjalë për  sëmundje të rëndë e cila manifestohet në një formë të rëndë klinike. Shumë shpesh bisedojmë, praktikisht çdo ditë me drejtorët e të gjitha klinikave dhe spitaleve ku trajtohen këto pacientë absolutisht të gjithë po marrin gjithçka. Për fat të keq ka edhe të rinj të vdekur, një pjesë e tyre janë komorbilitete serioze, gjendja është diçka që për fat të keq e ul mundësinë për rezultat të mirë”.

Filipçe shtoi se këtë që nuk duan ta lejojnë  është të kemi spitale të mbushura. Ashtu që analiza do të përfundojë me siguri të hënën apo në në ditët e para të  javës së ardhshme dhe në bazë të kësaj do të mund të themi në çfarë ka të bëjë dhe nëse eventualisht duhet diçka plotësisht të ndërmerret.

Medina Ajeti /SHENJA/