(VIDEO) Hapja solemne e Botërorit do të bëhet me lexim të Kuranit

(VIDEO) Hapja solemne e Botërorit do të bëhet me lexim të Kuranit

Hapja solemne e Botërorit “Qatar 2022” do të bëhet nesër me fillim në ora 15:45, që më pas të pasojë edhe ndeshja e parë dhe e vetme e ditës së parë, ajo ndërmjet nikoqirëve të Katarit dhe Ekuadorit.

Një pjesë e asaj që do të ndodh nesër veçmë është bërë e ditur. Sipas video materialeve më të reja, përmes të cilave shihen edhe provat e fundit të nikoqirit të këtij Botërori, është e qartë se hapjen solemne vendi organizatorë i Katarit do ta bëjë me recitimit të Kuranit Famëlartë.

Në një video që qarkullon nëpër rrjetet sociale shihet se si imami, në këtë rast Ganim el Muftah, disa fëmijëve të ulur në fushën e blertë ju lexon ajete nga  libri i shenjtë i gjithë muslimanëve në rruzulin tokësor, Kurani adhimushanë.

VIDEO