` . (VIDEO) Hapet në Shkup shesh-parking për biçikleta - TV SHENJA

(VIDEO) Hapet në Shkup shesh-parking për biçikleta

Kryetari i  Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, ambasadori i BE-së Dejvid Gir dhe drejtori i organizatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ) Dejvid Oberhuber, sot zyrtarisht hapën sheshin e parkimit të bicikletave në kuadër të hapësirës së Qendrës Transportuese në Shkup. I pari i qytetit Shilegov tha se ky është një nga projektet e këtij lloji pasi që qyteti i Shkupit do t’i vazhdojë projektet në këtë fushë me qëllim që qytetarët të kenë mundësi alternative transportuese.

PETRE SHILEGOV KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT

“Kam kënaqësinë që po hapim këtë shesh të biçikletave këtu në lokacionin e stacionit të trenit. Këtu për here të parë krijojmë vend ku biçikletat do të jenë të sigurta, vend ku kemi dhoma të veshjeve për çiklistët, e përzgjodhëm qendrën transportuese sepse qytetari mund ta lë këtu të sigurt biçikletën dhe të vazhdojë udhëtimin me transport publik apo me tren deri në destinacionin e tij dhe të mund të kthehet në mënyrë të sigurt sërisht, me qëllim që ta kombinojmë lëvizjen urbane në qytetin tonë”.

Ambasadori i BE-së Dejvid Gir mirëpriti idenë që çiklizmi të promovohet me sheshet e biçikletave, ai tha se përderisa Covid-19 i ka ndryshuar jetët tona dhe vazhdon që të ketë ndikim tek të gjithë ne, ka sjell edhe një efekt anësor. Vetë udhëtimi i përditshëm i kufizuar ka zvogëluar si në Shkup ashtu edhe në qytetet tjera rreth botës, duke shtuar se gjatë muajve të karantinës mund të shihnim qiej të pastërt dhe ajr të pastërt, por përsëri duhet të gjejmë një mënyrë që ajri I pastërt të jetë normalitet.

DEJVID GIR, AMBASADOR  I DELEGACIONIT EVROPIAN NË RMV

“Mobiliteti për të gjithë me zero emision të gazrave” si dhe “bëhu aktiv”, janë slloganet e javës Evropiane për mobilitet dhe për sporte. Vetë çiklizmi dhe të ecurit janë disa nga mënyrat e thjeshta dhe praktike të cilat mund të na ndihmojnë të mbetemi të shëndoshë dhe të mbetemi në formë të mire, mirëpo gjithashtu duhet kontributi ynë në qëllimin e Bashkimit Evropian për të arritur në një continent i cili do të jetë neutral sa I përket emitimit të karbonit deri në vitin 2050 dhe gjithashtu do të na ndihmojë që të kemi jetë të shëndetshme”.

Gjithashtu, Dejvid Oberhuber, drejtor i organizatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar(GIZ), deklaroi se projektet e tilla kanë rëndësi të veçantë ai përkrahu vendimin që ky parking për bicikleta është vendosur në stacionin transportues me qëllim që qytetarët të kenë më shumë opsione për transport.

DEJVID OBERHUBER DREJTOR I GIZ

“Bashkë me qytetin e Shkupit realizuam një analizë në bashkëpunim me organizatat qytetare dhe të gjitha palët e prekura për këtë temë me qëllim që të vërtetojmë nevojat e transportit të bicikletave, të vërtetojmë se cilat janë mungesat dhe kemi identifikuar 2 masa prioritare, një nga pilot projektet mund ta shihni këtu dhe shpresojmë që qyteti I Shkupit do ta shqyrtojë këtë analizë për nevojat e çiklizmit”.

Delegacioni i Bashkimit Evropian plotëson zgjidhjen urbane me një pikturë murale që thekson rëndësinë e transportit të përballueshëm me emitime zero të gazrave për të gjithë dhe inkurajon njerëzit të kultivojnë një mënyrë jetese më të shëndetshme gjatë gjithë kohës.

Medina Ajeti /SHENJA/