(VIDEO) Hakerët sulmojnë ueb faqen e Ministrisë së Arsimit, Ministria qetëson qytetarët

(VIDEO) Hakerët sulmojnë ueb faqen e Ministrisë së Arsimit, Ministria qetëson qytetarët

Faqja e internetit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ishte cak i disa hakerëve nga Greqia dhe nga e premtja në mbrëmje nuk është funksioanele. Një gjë të tillë e kanë pohuar edhe  nga vetë Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të cilët deklarojnë se  për momentin faqja është plotësisht jashtë linje dhe nuk mund të kyçet në të. Në faqen e MASH-it shkruhet se është hakeruar nga ekipi grek i hakerëve “Netwatchers”( Netwarqers).

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në komunikim me Qendrën Kombëtare CIRT për incidentet kompjuterike pranë Agjencisë së Komunikimeve Elektronike, ku është raportuar rasti dhe nga ku presim, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të ndërmerren veprime konkrete për të gjetur vendndodhjen dhe burimin e sulmeve”.

Pas informacioneve se  faqja  e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është hakuar, ministria përkatëse pretendon se sulmi i hakerëve nuk ka shkaktuar asnjë dëm, pasi nuk ka baza të të dhënave në faqen e internetit.

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Shërbimi i IT-së i MAS-it me mbështetjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm po ndërmerr veprime për forcimin e sigurisë së faqes së internetit, pas së cilës ajo do të aktivizohet sërish. Nuk ka nevojë të shqetësohemi për shkarkimin e supozuar të disa bazave të të dhënave të qytetarëve, sepse në faqen e internetit nuk ka të dhëna të tilla sfondi dhe ka karakter informativ”.

Ndërkaq, edhe dy ditë më parë, një grup tjetër në platformën sociale Tëitter kërcënoi se do të hynte në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe kërcënuan  se do t’i shkarkojnë  të dhënat nëse nuk vendosej flamuri bullgar në faqen e internetit.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që uebfaqja e Ministrisë së Arsimit ballafaqohet me probleme teknike, gjithashtu në muajin gusht, faqja e internetit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nuk ishte e disponueshme. /SHENJA/