(VIDEO) Hajduku fiton Osijekun, Emir Sahiti gjen golin e radhës në Kroaci

(VIDEO) Hajduku fiton Osijekun, Emir Sahiti gjen golin e radhës në Kroaci

Sahiti mori një asist nga Livaja dhe mposhti portierin kundërshtar me një goditje të saktë, duke gjetur golin e tretë sezonal në kampionatin kroat (numëron edhe dy asiste).

Skuadra nga Spliti siguroi triumfin e dytë radhazi në shtëpi dhe për momentin renditet në vendin e dytë me një pikë më pak se Dinamo e Zagrebit, por kampionët në fuqi kanë luajtur dy ndeshje më pak.