(VIDEO) “Grupi i Zjarrit” ngre alarmin: BDI po fundoset!

(VIDEO) “Grupi i Zjarrit” ngre alarmin: BDI po fundoset!

Të  ashtuquajturit  “Grupi i Zjarrit”, në Bashkimin Demokratik për Integrim”, kanë vazhduar përsëri të kërkojnë llogari nga Ekzekutivi, posaçërisht nga ministrat të emëruar nga kjo parti. Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, i shoqëruar edhe nga dy deputet tjerë, 5 këshilltarë në Qytetin e Shkupit dhe anëtarë të Kryesisë së BDI dhe instutucioneve shtetërore, tha se duhet ngritur alarmi në këtë parti, pasi siç tha ai, sipas anketave të funditm opozita shqiptare për herë të parë ka mbështetje më shumë se  Bashkimi Demokratik për Integrim.

IZET MEXHITI, NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Për dështimet e projekteve qeveritare dëshmon edhe anketa e fundit e organizatës ndërkombëtare IRI, pra nëse ne jemi subjektiv, në fund është IRI amerikan i cili o prezantoi rezultatet para mediave, ku Artan Grubi dhe Bujar Osmani kanë përfomancën më të dobët dhe për herë të parë rejtingu i opozitës shqiptare tejkalon rejtingun e BDI”

Mexhiti tha se kjo është një luftë parimore brenda Bashkimit Demokratik për Integrim. Ai shtoi se ata nuk kanë asnjë dilemë rreth orientimeve  strategjike të qeverisë, i cili përmendi marrëveshjet e kaluara, marrëveshjen me Bullgarinë dhe votimin për ndryshimet kushtetuese.

IZET MEXHITI, NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Vendimmarrja është bërë privilegj i një klani ekskluziv të Artan Grubit. Kjo ka sjellë rënie të përkrahjes së votuesve dhe ka krijuar përçarje. Ne theksojmë se jemi pro reformës por kundër tjetërsimit të BDI-së. Vërejtjet tona do t’i komunikojmë në mënyrë publike më qellim që të instalohet llogaridhënia”

Nënkryetari i BDI-së, tha se qytetarët kanë të drejtë të jenë mirë të informuar dhe prandaj  kanë zgjedhur që t’i informojnë  publikisht për mos-realizimin e premtimeve të bëra gjatë fushatës zgjedhor. Ai theksoi se BDI ka bërë gjithsej 170 zotime, ndërsa siç tha Mexhiti, vetëm 2 prej tyre janë realizuar plotësisht,  5 janë të realizuar pjesërisht. Ndërsa, ai potencoi se premtimet tjera janë të harruara nga Ekzekutivi i BDI-së.

Samir Mustafa /SHENJA/