(VIDEO) “Grupi i Zjarrit” e fillon betejën, ia tregon kushtet Ali Ahmetit: Hiqe Artan Grubin!

(VIDEO) “Grupi i Zjarrit” e fillon betejën, ia tregon kushtet Ali Ahmetit: Hiqe Artan Grubin!

Njëzet eksponentë të lartë të Bashkimi Demokratik për Integrim i kanë kërkuar kryetarit të partisë Ali Ahmeti që t’i japë fund asaj që e kanë cilësuar si “sjellje arrogante dhe diletante të Ekzekutivit në krye me Artan Grubin”. Pakënaqësinë, i ashtuquajturi “Grupi i Zjarrit”, e ka shprehur nëpërmjet një letre publike, ku ndër të tjera theksojnë se politikat e deritashme kanë shkaktuar pakënaqësi, revoltë dhe pasivitet të strukturave dhe të votuesve të partisë.

 “GRUPI I ZJARRIT” I BDI-SË

“Në BDI gati për dy vjet nuk ekzistojnë dhe nuk themelohen organet partiake. Si pasojë e kësaj, vendimmarrja politike është bërë pronë individuale. Nuk ka debat dhe konsultime me bazat partiake. Zgjedhjet kadrovike janë shndëruarr në privilegj të individit Artan Grubi. Nuk ka llogaridhënie për punën e Qeverisë dhe programin politik gati për dy vjet”

Grupi thekson se për shkak të mosfunksionimit të jetës organizative të Bashkimit Demokratik për Integrim, ka rënie të mbështetjes për partinë, siç ndodhi në zgjedhjet e fundit në Tetovë.

Theksohet se koncentrimi i pushtetit politik, programor e kadrovik tek individi dhe përjashtimi i strukturave meritore nga vendimmarrja politike dhe tendenca për tjetërsimin e BDI-së, ka shkaktuar revoltë tek anëtarësia më meritore për fitoret e BDI-së në të kaluarën.

 “GRUPI I ZJARRIT” I BDI-SË

“Kërkojmë nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti që të shfrytëzojë autoritetin e vet politik dhe statutar për gjetjen e një zgjidhje për ruajtjen e unitetit partiak. Kërkojmë debat politik brenda partisë për tejkalimin e kësaj situate. Kërkojmë përgjegjësi dhe llogaridhënie nga mbajtësit e pushtetit ekzekutiv. I bëjmë thirrje anëtarësisë dhe strukturave partiake që të angazhohen në evitimin dhe tejkalimin e këtyre dukurive dhe të kësaj situate”

Në letër theksohet se ata  duan ta kthejmë BDI-në në pozitën siç zhvillohej për plot 18 vjet, mirë të organizuar dhe mirë të strukturuar. Sipas nënshkruesve, BDI nuk është thjeshtë një parti politike, por është vlerë e cila 18 vjet ka ruajtur dhe ka avancuar të drejtat e shqiptarëve, një familje e hapur dhe me konsultime brenda për brenda, pa privilegje individuale, me organe statutare dhe me rritje të vazhdueshme të trupit elektoral.

Enis Murtezi /SHENJA/