(VIDEO) Grubi ndjehet krenar që ka hyrë në anëtarësinë e ngushtë të BDI-së

(VIDEO) Grubi ndjehet krenar që ka hyrë në anëtarësinë e ngushtë të BDI-së

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ka refuzuar ti përgjigjet  pyetjes, se a do të ketë ndryshime të ministrave në qeveri,  nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim. Grubi qendron në të njejtën vijë me  bashkëpartiakun i tij Bujar Osmani, i cili dje tha se Artan Grubi, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm në BDI, është avancuar me pozitën e tij në parti, si anëtar i kryesisë së partisë. Grubi është shprehur se ndihet i nderuar me këtë pozitë.

ARTAN GRUBI-ZËVENDËSKRYEMINSTËR I PARË

“Kishte një atmosferë të jashtëzakonshme në Këshillin e përgjithshëm të BDI-së, e cila si parti është e vetmja në rajon që e transmeton drejtpërdrejtë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Dua të uroj të gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm dhe anëtarët e ri të kryesisë dhe në veçanti për përkrahjen që për herë të parë të jem i zgjedhur si anëtarë i kryesisë sepse deri më tani kam marrë pjesë me automatizëm në punët e kryesisë së partisë si shef i kabinetit të kryetarit Ahmeti”.

Të shtunën Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti mledhjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe aty u vendos për kryesi të re, ku u vërejtë rikthimi në disa pozita kyçe të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit”, sikurse nënkryetar Izet Mexhiti, Blerim Bexheti sekretar organizativ, Musa Xhaferi dhe Bekim Neziri  anëtarë të Këshillit mbikëqyrës, ndërsa sa i përket Artan Grubit, ai u zgjedh vetëm antar i kryesisë.

Ndërkohë, Talat Xhaferi, në mënyrë demonstrative lëshoi mbledhjen pasi u refuzua kërkesa e tij për rritjen e numrit të anëtarëve të Kryesisë dhe u ankua se nuk iu dha hapësira e duhur degës së Gostivarit.

Samir Mustafa /SHENJA/