(VIDEO) Gol dhe penallti e humbur, Suarez feston pas 16 vitesh me Nacionalin

(VIDEO) Gol dhe penallti e humbur, Suarez feston pas 16 vitesh me Nacionalin

Luis Suarez u rikthye në vendlindje te Nacional pas 16 viteve të kaluara në Europë me Groningen, Ajax, Liverpool, Barcelona dhe Atletico Madrid.

Insistimi i klubit dhe tifozëve të Nacionalit i mbushën mendjen 35-vjeçarit të rikthehej në shtëpi. Sot luajti edhe takimin e parë në kampionatin uruguaian.

Nacional fitoi 3-0 në “Gran Parque Central” përballë Rentistas. Suarez u fut në fushë në pjesën e dytë dhe ia doli të shënojë menjëherë, teksa humbi edhe një penallti.