(VIDEO) Gjysmëvjetori i dytë fillon në kohë

Për nxënësit përfundon pushimi dimëror, pasi prej ditës së hënë ata do duhet të ju kthehen bankave shkollore. Këtë e bëjnë të ditur nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, pas mbledhjes së mbajtur  gjatë ditës, të cilët kanë konstatuar se nuk është  e nevojshme që të zgjatet edhe më tej pushimi dimëror. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se megjithatë gjendja e epidemisë vazhdon, pasi ka ende paraqitje të reja të personave të prekur nga fruthi dhe se virusi po shpërndahet edhe në qytetet e tjera.

Ministria e Shëndetësisë
“Epidemia vazhdon, kemi raste të reja. Ajo po përhapet edhe në qytetet e tjera. Përfshirja e personave që e kanë pranuar vaksinën MRP në moshë shkollore, është shumë më e madhe se sa tek fëmijët që janë më të vegjël, nga të cilët po bëhet shpërndarja e virusit.  Megjithatë, ende vlen rekomandimi që fëmijët të vaksinohen”.

Nga dikasteri i Shëndetësisë thonë se ka mundësi që të organizohet vaksinimi në terren, pra nëpër shkolla, por se e njejta do të bëhet me praninë dhe konfirmimin e prindërve.

Ndërkaq edhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se nuk ka asgjë ndryshim dhe se mësimi duhet të vazhdoj ashtu siç ka qenë e planifikuar.

Gjendja e epidemisë u shpallë që nga data 2 janar, përshkak se ishin paraqitur 12 raste të reja me simtome të fruthit, prej të cilave për 6 raste menjëherë u konfirmua se janë të prekur nga virusi i fruthit. Gjatë gjendjes së epidemisë, ishte e ndaluar me ligj që fëmijët e pavaksinuar të dërgoheshin nëpër çerdhe, pasi ndaj këtyre të fundit pasonin dënime.

Emine Ismaili /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=HuTfVPz6T4w